Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, rrëzohet për “Beçhettin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkuar nga Partia Demokratike. Ky projektvendim ka marrë 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa ai për Beçhetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua. Ky projektvendim u votua me 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor Larlametra për inceneratorët si opozita që e kërkoi ashtu edhe opozita vendosën me consensus që të tërhiqen pasi çështja është në hetim nga prokuroria. Edhe pse ishte miratuar në Konferencën e Kryetarëve të martën, palët ranë dakord që t’a shtyjnë me një javë votimin, me arsyen e rishikimit të formulimit ligjor të projektvendimit. Kërkesa për shtyrjen erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Kemi komunikuar me PD-në për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse, me besimin se do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit,” tha Balla. Kërkesa e Ballës u pranua pa debat nga deputeti Gazmend Bardhi, i cili tha në emër të PD-së:  “biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër”. Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Gjithashtu Kuvendi rrëzoi edhe dekretin nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. Edhe dekreti për të huaj nuk është miratuar, ai mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Kuvendi ka miratuar me 83 vota Rezana Konomi Perrolla si anëtare të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.

Të fundit

Ja sa feta bukë është e nevojshme të konsumoni në ditë për një organizëm të shëndetshëm

Disa njerëz priren ta teprojnë me këtë konsumimin e bukës kur ulen në tryezën e ngrënies. Nëse i përkisni...

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri

"Kallëzimi që nuk qenka bërë u është shitur për djath italianëve", thotë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për vendimin e SPAK qe...

Gara për postin e zv.Presidentit të PL-së, ja kush do kandidojë përballë Xhixhos

Në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë do të mbahet edhe gara për Presidentin dhe Zv/ Presidentin...

Përfitoi nga amnistia/ Sapo doli nga burgu, i riu nga pogradeci bën vjedhjen e radhës

Një nga personat që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës, Ardian Isufi, kërkohet nga policia për vjedhje. Pogradecari ka qenë i dënuar...

Meta ‘në sulm’/ Kulluri: I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë von

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha. Kulluri shprehet...

Lajme të tjera

Web TV