Rama: Reforma në Drejtësi nuk është për t’u negociuar, është për t’u kryer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjatja e vettingut, Rama: Reforma në Drejtësi nuk është për t’u negociuar, është për t’u kryer! S’ka kthim mbrapa
Zgjatja e mandatit për organet vettingun është një domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, por është diçka për t’u kryer dhe se nuk ka kthim pas.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarët, teksa u pyet nëse ka një pazar mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me votimin për të zgjatur afatin e vettingut. Kreu i qeverisë tha se kjo Reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, BE dhe SHBA-në.

‘Zgjatja e mandateve të organeve të vettingut është një domosdoshmëri e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet. Reforma në Drejtësi është një reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar dhe besoj se vija është shumë e ndarë. Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar është diçka për tu kryer. S’ka kthim mbrapa as qëndrim në vend numër. Kush i bie ndesh interesave të Reformës në Drejtësi i bie ndesh vendit, dhe aleatëve ndërkombëtar. Reforma në Drejtësi është kërkesë kombëtare këtë Kuvend. Jemi të gatshëm që të diskutojmë çdo gjë me PD-në.’- tha Rama.

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakë e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV