Vendimi për rinovimin e patentave, Rama: Duke nisur nga nëntori i këtij viti ulje drastike të tarifave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike. Kështu çmimi i tyre do të jetë nga 35 mijë lekë, në 20 të vjetra.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR
Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa
#VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi
#SkaKohëPërPushim”, -shkruan Rama.

Të fundit

Një paradë e madhe ushtarake po planifikohet për ditëlindjen e Donald Trump

Planet e detajuara për një paradë të madhe ushtarake të planifikuar të zhvillohet në ditëlindjen e presidentit amerikan Donald...

‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor...

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste...

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Lajme të tjera

Web TV