Kriza energjitike/ Policia angazhohet për të shmangur vjedhjet në rrjet, arrestohen 2 persona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia është angazhuar për të shmangur vjedhjet e energjisë, tani që kryeministri Rama paralajmëroi për krizën energjitike që do të jetë në të gjithë botën.

Efektivët kanë arretsuar në flagrancë 2 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër në Tiranë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 persona në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë.

Njoftimi i Ministrisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

Lexo edhe :  Dibra nën petkun e borës edhe në pranverë, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Të fundit

Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë...

Zgjedhjet në Kosovë/ Demokraci në provë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë nuk ishin thjesht një moment kalendarik. Ishin si një pasqyrë e vënë përballë një...

Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

Eduard Zaloshnja  Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej...

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25%...

FOTO/ Parku Olimpik mbushet me fletët e votimit të diasporës, gati për t’u futur në zarfe

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik...

Lajme të tjera

Web TV