Putin ngacmon live gazetaren: Je shumë e bukur për të më kuptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një spikere e lajmeve amerikane ishte “shumë e bukur” për ta kuptuar atë në lidhje me një çështje me Evropën për sa i përket furnizimit me gaz.

Sipas mediave të huaja, në një panel në Moskë, për Javën e Energjisë Ruse, gazetarja e CNBC Hadley Gamble pyeti presidentin rus, në lidhje me raportet se vendi po ndalonte furnizimet me gaz në Evropë në një përpjekje për të rritur çmimet.

“Grua e bukur, po i them një gjë. Ajo më thotë menjëherë të kundërtën, sikur të mos e dëgjonte atë që thashë”, i tha ai audiencës në Moskë të mërkurën.

Gamble më pas iu përgjigj Putinit, duke i thënë se ajo e “dëgjoi” atë mirë, duke shtuar se pika e saj ishte në lidhje me arsyen pse Rusia kishte marrë kaq shumë kohë për të adresuar çështjen e furnizimit me gaz.

Me të dëgjuar Putini pastaj iu përgjigj asaj: “Dëgjoni, ju sapo thatë: ‘Ju nuk po furnizoni me gaz Evropën përmes tubacioneve’. Ne po rrisim furnizimet në Evropë. Gazprom me 10 për qind. Rusia ka rritur furnizimet me 15%. Ne jemi duke i rritur, jo duke i pakësuar.

“Me të vërtet thashë diçka aq të vështirë për ta kuptuar”, tha Putin derisa iu drejtua asaj, një koment seksist që nënkuptonte se gazetarja në fjalë ‘ishte shumë e bukur për ta kuptuar’. 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV