“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në Astir sakrifikoi jetën për të birin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjeçare Hava Osmënaj.

Kjo e fundit mbeti viktimë e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm. Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kishte pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Përveç banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e të shtunës rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në çaste paniku, u hodhën nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

Të fundit

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën,...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake...

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Lajme të tjera

Web TV