Zgjedhjet lokale në Kosovë, arrestohen 4 persona për blerje të votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kllokot nga Policia e Kosovës për veprën penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “ Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Përkatësisht në pranga kanë rënë A.D., M.K., A.T., dhe Xh.B.

Katër të dyshuarit janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë këtë të diel qytetarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Sakaq qendrat e votimit do të jenë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, prej të cilëve 152 janë burra dhe 14 gra.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV