Gjenerali Colin L. Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne. Ai ishte udhëheqës ushtarak dhe sekretari i parë me ngjyrë në SHBA.
Ai humbi jetën për shkak të komplikacioneve nga Covid-19 edhe pse ishte i vaksinuar plotësisht.
Lajmin e ka dhënë familja e tij nëpërmjet një statusi në profilin e tij të Facebook.
“Gjenerali Colin L. Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit ndërroi jetë këtë mëngjes për shkak të komplikacioneve nga Covid 19. Ai u vaksinua plotësisht. Ne duam të falënderojmë stafin mjekësor në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed për trajtimin e kujdesshëm. Kemi humbur një bashkëshort të shquar dhe të dashur, baba, gjysh dhe një amerikan të shkëlqyer.
Familja Powell” , shkruhet në status.