Nis viti i ri akademik/ Studentët rikthehen sot në auditorë, kusht vaksinimi ose testi PCR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë nis viti i ri akademik 2021-2022, ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë fizikisht në auditorë me kusht vaksinimin.

Të gjithë studentët dhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit për tu futur në auditorë duhet që të paraqesin certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ, në rast të kundërt ato nuk do të lejohen në fakultet.

Të dielën Rektori i Universitetit të Tiranës u bëri apel studentëve të vaksinohen në pikat të ngritura të vaksinimit pranë Universitetit të Tiranës. Sipas Artan Hoxhës studentët dhe stafi duhet të jenë të përgjegjshëm për masat mbrojtëse kundër COVID.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.

Gjithashtu ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi një ditë më parë ka uruar studentët dhe stafin akademik për këtë fillim vit dhe ka bërë thirrje të gjithë të vaksinohen anti Covid.

Të fundit

I dënuar me burg pas skandalit s*ksual në zyrë/ Mbahet sot seanca për Safet Gjicin

Zhvillohet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e dënuar të Kukësit për skandalin seksual...

Video virale ku fliste për dashurinë / Gjylameti: Burrin e kisha shok klase…

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, komentoi në “Top Story” spotin e saj për fushatës, ku prezanton prindërit, vëllezërit dhe dashurinë e jetës, një...

“Shqipërinë në BE, vetëm unë dhe PS”/ Rama: Hapim kapituj të tjerë

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama...

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në...

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu...

Lajme të tjera

Web TV