GJKKO kërkon të arrestohet dhe të dërgohet në qeli, avokati i Adriatik Llallës apelon vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka depozituar në GJKKO një tjetër kërkesë që klienti i tij të mos shkojë në burg. Sokol Hazizaj kërkon që dënimi me dy vite burg për ish-kryeprokurorin shqiptar të pezullohet.

Ndërkohë, 5 ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi që Adriatik Llalla të arrestohet dhe të dërgohet në burg. AI është larguar jashtë vendit pak ditë para se të jepej vendimi dhe SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mirëpo, avokati Hazizaj kërkon që klienti i tij të mos shkojë në qeli edhe nëse arrestohet. Sipas tij, Adriatik Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme, dhe burgosja e tij do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Pas marrjes së kërkesës së avokatit, Apeli i Posaçëm do të mblidhet dhe do të caktojë një datë për shqyrtimin e saj. Togat e zeza do të vendosin nëse vendimi për dënim do të mbetet në fuqi apo kërkesa e avokatit Sokol Hazizaj do të pranohet dhe dënimi ndaj Llallës do të pezullohet.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Të fundit

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

Lajme të tjera

Web TV