Kushi thirrje studentëve: Vaksinimi nuk shërben vetëm për të hyrë në auditore, por mbron shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve.

Gjatë kësaj vizite, Kushi ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

Gjithashtu ajo ka nënvizuar tek studentët se vaksinimi nuk shërben thjesht për të hyrë në auditore, por për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe komunitetit.

“Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme. Shumë suksese të gjithëve në këtë vit akademik!”, tha ministrja Kushi.

Ndërsa cilëson se viti i kaluar akademik me mësimin “online” ishte shumë i vështirë, ministrja e Arsimit shprehet se është e rëndësishme që mësimi në auditore të kthehet në normalitet.

“Nëse ne jemi të gjithë të ndërgjegjësuar e të vaksinuar, patjetër që ky vit akademik do të shkojë sa më mbarë”, tha ajo.

Ndër të tjera, gjatë bisedës me studentët, Ministrja Kushi nënvizon: “Ne që jemi të shëndetshëm, e kemi dyfish më të madh detyrimin për t’u vaksinuar që të mbrojmë edhe ata që janë më të rrezikuarit. Dhe në këtë rast, më të rrezikuarit janë pedagogët tuaj, stafi akademik dhe prindërit që keni në shtëpi”, duke thënë se mbi të gjitha vaksinimi është një detyrë qytetare e secilit: “Dua që të jemi të gjithë bashkë në këtë betejë. Dhe për sa kohë virusin e kemi akoma mes nesh, duhet ta kuptojmë që secili të bëjë detyrën e tij. Kjo është edhe një detyrë qytetare. Nëse secili bën detyrën e tij, të gjithë bashkë jemi më të mbrojtur dhe do të garantojmë një vit të mbarë akademik”, ka thënë më tej Kushi.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, Drita e Kosovës fiton 1-0

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV