Vdekja misterioze e turistëve rusë në Qerret, mikesha e tyre: Si mund të vdesin të gjithë në të njëjtën kohë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 tetor, katër turistë rusë vdiqën në hotel “Gloria”, Qerret në rrethana misterioze. Në fillim u raportua se trupat e tyre u gjetën pranë saunës: njëra prej viktimave ishte shtrirë në një shezlong, dy të tjerët ishin në një stol dhe e katërta ishte në buzë të pishinës, me këmbët e varura në të.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov dhe kishin mbërritur në vendin tonë me datë 10 tetor dhe duhet të ktheheshin me 17 tetor.

Media ruse “Courier.Sreda” ka folur me kolegen e Sergei Burenkov, Anastasia. Vajza shprehu versionin e saj të vdekjes së të njohurve të saj. Anastasia pyet veten se si miqtë e saj mund të mbyten në një dhomë kaq të madhe në të njëjtën kohë.

Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne.

Image

Vajza tha gjithashtu se derisa trupat e të vdekurve të dërgoheshin në shtëpi, duheshin kryer disa ekzaminime.

Lexo edhe :  Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’
Derisa të na i japin trupat, ne jemi duke pritur për një ekzaminim. Tani ne thjesht po presim.Image

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV