Një krim i rëndë tronditi Britaninë më 13 shkurt të këtij viti një një grua 66-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj 78-vjeçar.
Por autoritetet dhe mediat britanike kanë publikuar një video nga mbrëmja e ngjarjes, në momentin kur policia arreston Penelope Jackson, pamje të cilat e rëndojnë më shumë pozitën ligjore të saj.
Pamjet që vijnë nga kamera e instaluar në uniformën e policit, tregojnë të gjithë momentin kur autoritetet mbërrijnë në shtëpinë e bashkëshortëve pasi i telefonoi 66-vjeçarja për t’i treguar krimin e rëndë.
Në video, ajo nuk shfaq asnjë emocion lidhur me atë çka kishte bërë teksa dëgjohet duke pranuar se ka vrarë bashkëshortin me thikë.
“Po unë e bëra, ai është i shtrirë në kuzhinë” – ka thënë Jackson.
Në një moment, një prej efektivëve ka kërkuar ambulancën pasi në atë moment, 78-vjeçari ishte ende gjallë, ndërsa dëgjohet bashkëshortja e tij që thotë “Mos e thërrisni, duhet ta kisha qëlluar më shumë me thikë”.
Nga video duket se Penelope Jackson është më e shqetësuar për veshjen e saj, teksa u kërkon disa herë efektivëve që të hyjnë brenda në shtëpi dhe t’i marrin xhaketën.