ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre anëtarë të KLP-së janë vënë nën hetim disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Mësohet se bëhet fjalë për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla dhe anëtarët Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj. Procedimi disiplinor ka nisur në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konfikt interesi.

Njoftimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 20.10.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni Disiplinor dhe me propozimin për caktimin e datës së seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor ndaj magjistratëve {…} dhe {…}, Këshilli vendosi caktimin e datës 03.11.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore, në lidhje me procedimin disiplinor nr.1289/2, datë 07.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}. Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 13.12.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor  nr.1292/4, datë 12.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}

Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurores të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Irena Çunoti, për një periudhë tremujore, nga data 20.10.2021 – 19.01.2022.

Në përfundim të seancës plenare, në pjesën kushtuar pyetjeve dhe diskutimeve jashtë rendit të ditës, anëtarët z. Alfred Balla, znj. Nurihan Seiti dhe z.Tartar Bazaj, informuan Këshillin për nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre, nga ana e Inspektorit të  Lartë të Drejtësisë (ILD). Ata i kërkuan Kryetarit, z. Gent Ibrahimi, t’i drejtohet Kuvendit me një shkresë, ku të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, të cilët, nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së, për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa, nga ana tjetër, mund të jenë vetë, subjekte të procedimit disiplinor nga ana e ILD-së.

Të fundit

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Lajme të tjera

Web TV