Menaxheri dhe punonjësja vjedhin miliona lekë nga kompania ku punonin në Tiranë

Policia ka ndaluar së fundmi dy persona pasi kanë vjedhur në kompaninë ku punonin. Mësohet se A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private dhe J.D 35-vjeçe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur plot 3.500.000 lekë të rinjë nga kompania ku punonin.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.