Ndodh mrekullia në Teksas/ Rrëzohet avioni privat, shpëtojnë 21 pasagjerët (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 pasagjerë të një avioni privat që është rrëzuar në Teksas, Amerikë, kanë shpëtuar për mrekulli. Avioni sapo ishte ngritur në fluturim, kur është rrëzuar në një nga fushat përreth dhe pak momente më pas ka shpërthyer në flakë.

Pamjet e transmetuara nga mediat në Amerikë, tregojnë zjarrfikësit duke hedhur ujë mbi mbetjet e djegura të aeroplanit, i cili pas rrëzimit përfundoi në një fushë me shkurre e ferra. Trupi i avionit u shndërrua në hi, me vetëm pjesën e bishtit që mbeti nga rrënojat.

“Për fat të mirë, të gjithë 21 pasagjerët, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit, u evakuuan të sigurt nga ky avion me dy motorë para se të përfshihej plotësisht nga flakët,” njoftoi Departamenti i Zjarrit në një deklaratë.

Aeroplani McDonnell Douglas MD-87 po ngrihej nga Aeroporti i Houston, Brookshire, në drejtim të Bostonit kur u rrëzua. Raportet lokale thanë se në bord ishin një grup tifozësh për të parë një ndeshje play-off bejsbolli midis Houston Astros dhe Boston Red Sox të martën në mbrëmje.

“Ne gjithnjë presim më të keqen, por shpresojmë për më të mirën – sot, ne patëm absolutisht pozitivisht rezultatin më të mirë që mund të shpresojmë në këtë incident,” tha Tim Gibson, drejtor i shërbimeve të urgjencës të qarkut Waller Harris.

Ai tha se ekipet zjarrfikëse e kishin shuar zjarrin “pas përpjekjeve të konsiderueshme” për të kontrolluar djegien e mundshme të karburantit të avionit.

Të fundit

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se...

Italia nën ujë, përmbytje dhe emergjenca, alarm portokalli në pesë rajone

Një valë moti të keq ka përfshirë disa rajone të Italisë, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata paraqitet e...

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht për vizitorët nga Spanja. Gjatë viteve...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Lajme të tjera

Web TV