SHBA dhe BE me deklaratë të përbashkët: Të nisin pa vonesa negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA dhe Bashkimi Europian kanë një apel për Këshillin Europian: Të hapen pa asnjë vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e përbashkët është bërë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas takimit të midis Sekretarit Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për politikë të jashtme Borrell.

Deklarata e plotë e përbashkët e SHBA dhe BE

Pas takimit të fundit midis Sekretarit Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për politikë të jashtme Borrell, Shtetet e Bashkuara dhe BE ranë dakord të forcojnë më tej angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane.

Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit të BE-së. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, që ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i përket Bashkimit Evropian. Integrimi më i ngushtë do të rrisë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve të rajonit. Në këtë kontekst, ne theksojmë se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të bashkuar në mbështetjen e tyre të fortë për integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe në punën e tyre të përbashkët për të promovuar reformën zgjedhore dhe kushtetuese dhe për të ruajtur funksionalitetin e institucioneve të saj shtetërore. Ne kemi shqetësime serioze për retorikën gjithnjë e më përçarëse në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe mbrojnë institucionet shtetërore, të rifillojnë dialogun konstruktiv dhe të ndërmarrin hapa për të përparuar në rrugën e integrimit në BE – përfshirë reformat përkatëse. BE -ja dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të lehtësojnë këto hapa.

Lexo edhe :  “KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës"

Theksojmë rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Mal të Zi që të punojnë së bashku për të ruajtur një orientim strategjik që reflekton dëshirën e popullit të Malit të Zi për të arritur reformat e nevojshme për t’i bërë realitet shpresat e tyre për një të ardhme në BE.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV