E rrallë: 70-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, bëhet nënë për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në Indinë perëndimore ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare përmes Fekondimit In Vitro (IVF).

Doktori i cili ka ndjekur procedurën e suksesshme është Naresh Bhanushali, një gjinekolog nga qyteti i Bhuj në shtetin Gujarat. Sipas tij fëmija i lindur është një djalë.

“Ky është një rast i rrallë, mund ta quani një mrekulli. Unë kam praktikuar për 20 vjet dhe kam kryer mbi 1.000 trajtime IVF, por kurrë nuk kam parë një rast të tillë. Ndërsa jemi të lumtur që rasti ishte i suksesshëm, ne ende i nxisim njerëzit që të mos bëjnë shtatzëni në pleqëri,” tha Dr Bhanushali.

Të dhënat e pranimit në spital, nuk paraqesin datën e lindjes së Jivuben Vallabhai Rabari pasi ajo nuk posedon asnjë dokument për të vërtetuar moshën e saj, një çështje e zakonshme në Indinë rurale. Sidoqoftë, mjekët thanë që ajo deklaroi moshën e saj rreth 70-vjeç.

“Unë i thashë se ajo është shumë e vjetër dhe kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin e saj, por ajo nuk dëgjonte. Ajo në fund filloi të qante dhe tha ‘Edhe sikur të vdes, do të jem e lumtur që të paktën u përpoqa të kem një fëmijë”, rrëfeu doktori mbikqyrës.

Për të kryer procedurën, mjekët fillimisht e zmadhuan mitrën e saj dhe i dhanë trajtime hormonale për të filluar menstruacionet, pasi zonja Rabari kishte qenë pas menopauzës për më shumë se 20 vjet. Pastaj mjekët transferuan një embrion të vetëm duke përdorur IVF.

Fëmija u zhvillua pa asnjë anomali, por në muajin e tetë, presioni i saj i gjakut ishte i lartë dhe me këshillën e doktorit vendosën ta lindnim fëmijën një muaj më herët.

Foshnja, e quajtur Laalo, u mbajt në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit “NICU” për 15 ditë, pas së cilës si nëna ashtu edhe fëmija u lejuan të shkonin në shtëpi.

Të fundit

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Lajme të tjera

Web TV