Ja sa orë gjumë duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi, i cili përfshiu 100 të moshuar u vu re se personat që flinin 8 orë gjumë kishin funksionim më të mirë të trurit. Kishte një ndikim në aftësitë njohëse te ata që bënin më pak se pesë ore e gjysmë gjumë por sigurisht ndikonin dhe faktorë të tjerë si mosha, gjinia, patologjia e Alzheimerit, shkruan CNN.

Të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë gjatë natës, ndërsa fëmijët e moshës shkollore duhet të flenë 9 deri në 12 orë dhe adoleshentët 8 deri deri në 10 orë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të rriturit shpesh përpiqen të flenë shtatë orë të plota. Por të bësh një gjumë të mirë dhe regjenerues do të thotë të flesh më shumë se disa orë. Cilësia e gjumit është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse zgjoheni shpesh për shkak të zhurmave, kjo ndërpret ciklin tuaj të gjumit  dhe privon trupin nga gjumi  që i nevojitet.

“Pika e ëmbël” e gjumit ndodh kur ju mund të plotësoni të katërta fazat e gjumit  çdo natë. Meqenëse secila fazë është afërsisht 90 minuta, shumica e njerëzve kanë nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë.

Në fazat një dhe dy, trupi fillon të zvogëlojë ritmet e tij. Rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja ngadalësohen dhe temperatura e trupit ulet. Kjo ju përgatit për fazën tjetër — një gjumë të thellë, me valë të ngadalta, i njohur gjithashtu si gjumi delta. Kjo është periudha kur truri qetësohet nga aktivitetet e ditës.  Gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve, i quajtur REM, ndodh më pas, raporton abcnews.al

Kjo është faza në të cilën ne ëndërrojmë dhe informacioni dhe përvojat konsolidohen dhe ruhen në kujtesë. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit REM mund të çojë në humbje të kujtesës dhe rezultate të dobëta njohëse, si dhe sëmundje të zemrës dhe të tjera kronike dhe vdekje të hershme.

Lexo edhe :  Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Prandaj, mungesa kronike e gjumit ndikon në aftësinë tona  për të mësuar gjëra të reja, për të qenë krijues, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime.

Fatkeqësisht, ndërsa njerëzit plaken ata fillojnë të kenë probleme me gjumin gjë që mund të ndikojë në mënyrë dramatike në funksionimin e trurit. Një studim i shtatorit 2021, i botuar në revistën JAMA Neurology zbuloi se  të moshuarit që flenë më pak se gjashtë orë në natë kishin më shumë beta amiloid në tru sesa ata që flinin shtatë dhe tetë orë. Beta amiloidi është një shenjë dalluese e sëmundjes së Alzheimerit.

Si të përmirësojmë gjumin?

Duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtat orare, përfshirë fundjavat, sipas ekspertëve. Bëni aktivitete përpara gjumit, si Yoga, një dush i ngrohtë, lexoni një libër-këto janë të gjitha mënyra për të ndihmuar trupin tuaj të relaksohet në gjumë.

Shmangni ushqimet yndyrore dhe  pikante para gjumit, sigurisht edhe alkoolin.

Të fundit

Fifi prek zemrat e ndjekësve për të birin: S’mundem të jem nëna ‘perfekte’

Këngëtarja e njohur Fifi, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në InstaStory, kushtuar të birit të...

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve...

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një arritje të rrallë në politikën...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54%...

Lajme të tjera

Web TV