Zbardhet dosja e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, ja çfarë u zbulua nga pamjet filmike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dosja e plotë e Prokurorisë për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në hotelin “Gloria”, në Qerret të Kavajës.

Në dosje, Prokuroria sqaron të gjitha lëvizjet e turistëve rusë, derisa ata kanë hyrë në ambientet e SPA-së së hotelit, ku dhe u gjetën të pajetë nga punonjësit.

Mes të tjerash, Akuza thekson se “Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike”.

DOSJA E PROKURORISË
Më datë 15.10 rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë në Hotel Gloria Palace, në ambjentet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi I hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambjentet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00 datë 15.10.2021. Nga kqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Keta shtetas në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambjentet e SPA-së. Kufomat janë transportuar në morgun e QSU, Tiranë ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga verifikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posaçme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndri i tyre.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambjent me përmasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambjenti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e kqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.

Lexo edhe :  Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit

Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe gjendet e shtrirë në mënyrë të çrregullt kufoma e një shtetasi mashkull i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova.

Nga kqyrja me sy të lirë tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambjent u morën në cilësinë e provave materiale dy telefona celular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën conform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që përdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml secila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.

Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV