OSHEE aksion për vjedhje energjie në Krujë, ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji, ndërsa është zbuluar edhe një laborator i prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin), gjatë një “aksioni” të ndërmarrë nga OSHEE në bashkëpunim me policinë në Krujë dhe në Fushë Krujë.

Për laboratorin e Bitcoin-it u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi.  Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 persona, ndër ta dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave Bitcoin. Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

Të prodhosh bitcoin, përveç kostos së madhe të pajisjeve, kosto ka edhe energjia elektrike që u duhet për të punuar. Në maj të vitit të shkuar Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” i cili i hapi rrugë zhvillimit të tregut të monedhave virtuale në Shqipëri. Megjithatë ligji ende nuk e lejon këtë aktivitet dhe nuk është licencuar.

Të fundit

LaCivita: Ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump

Këshilltari amerikan elektoral i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka krahasuar zhvillimet politike në Shqipëri me ato në Shtetet e...

Loredana rrëfen komunikimin me Jozin pas situatës me Gjestin: Unazën do ta mbaj deri…

Ish banorja e Big Brother VIP, Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin...

William Levy flet pasi u la i lirë nga burgu: Nuk isha unë ai që duhej të arrestohej

Aktori i njohur William Levy ka dhënë një deklaratë për mediat pasi u lirua nga burgu i qarkut Broward, ku ishte mbajtur gjatë natës...

Detaje në lidhje me sulmin në Lushnjë, djali i burrit të plagosur: Kemi 10 vite konflikt

Djali i 66-vjeçarit, Flamur Mane ka folur në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme me armë gjahu, nga një 65-vjeçar, i cili...

“Për hajer emri p*rnostare”- Agravon debati mes vajzave të Ferma VIP

Debati për ndodhinë e fundit në Ferma Vip, ku Alba dhe Limi mendohet se kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit, ka agravuar mes fermereve. Ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV