Humbi nënën nga Covid-19/ Moderatorja Jonida Shehu jep mesazhin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mami ikiu, s’di më si jetohet pa të!”- shkroi Jonida Shehu zemërthyer në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e nënës vetëm pak javë më parë.

Ndaj, së fundmi, gazetarja e njohur është bërë pjesë e fushatës së vaksinimit, nisur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë. Sot, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Jonida ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë.

“Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.”, thotë Jonida e përlotur, duke rrëfyer eksperiencën e saj.

Ajo pranon se shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim prandaj u bën thirrje të gjithëve që të injektojnë dozën kundër COVID-19 për të qenë të mbrojtur kundër virusit.

“Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim”, shprehet moderatorja në videmesazh.

Dhimbjen e madhe që po kalon Jonida e ka konsideruar si nga ato momente kur kthehesh në një fëmijë të vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.

Të fundit

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

Lajme të tjera

Web TV