Stërnipi i Duçes dhe nipi i Sofia Loren/ Sarri thërret për debutimin me Lazion, Florian Mussolinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lojtar me rritje të madhe, prandaj dhe u shpërblye. Në shkurt debutimi me Të rinjtë, tashmë thirrja e parë në ekipin e parë. Romano Floriani Mussolini, djali i ish-europarlamentares Alessandra Mussolini dhe stërnipi i Benitos (i cili është një nga emrat e tij të pagëzimit), është thirrur nga Sarri për ndeshjen që Lazio do të luajë në Verona.

Mungon ende statusi zyrtar, por i riu është grumbulluar me skuadrën për ndeshjen në transfertë me Hellas.

Nisur nga mungesat e Acerbit dhe Luiz Felipes, Sarri ka vendosur gjithashtu të mbështetet në lojtarin e datëlindjes 2003, i cili pasditen e së shtunës ka luajtur të gjithë ndeshjen e fituar nga Lazio Primavera kundër Cesenas (4-2). Thirrja e parë e Floriani Musolinit (i cili ka vetëm mbiemrin e të atit në fanellë) ka mbërritur, në mënyrë kurioze, në javën e polemikave për shkak të përshëndetjes fashiste të dhënë nga Juan Bernabé, kujdestari i shqiponjës Olympia, në fund të ndeshjes së fituar kundër Interit. Floriani, që di të luajë edhe si mbrojtës i krahut (djathtas) edhe si qendër, do të ulet në pankinë me fanellën me numrin 44: lehtësi e madhe vrapimi, taktikisht është shumë inteligjent. Djaloshi, në të cilin ka besuar shumë Mauro Bianchessi, kreu i sektorit të të rinjve bardhekaltër, ishte i ftuar në nëntor 2020, në programin “Dancing ëith the stars”, në të cilin performoi me nënën e tij.

Tezja e tij është Sophia Loren (motra e Maria Scicolone, gruaja e Romano Musolinit), ai është fëmija i tretë i mbesës së Duçes (motrat e tij quhen Clarissa dhe Caterina). Në mars ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale, e cila do ta lidhë atë me bardhekaltrit deri në vitin 2024.

Lexo edhe :  130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

“Duke parë atë ku kam filluar jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me SS Lazio, dhe të kaloj edhe tre vite të tjera me këtë fanellë”, komentoi ai në atë kohë.

Te Lazio ai ka qenë që në shkollën e futbollit, në vitin 2018 luajti si huazim te Vigor Perconti për gjashtë muaj, ndërsa për pjesën tjetër ka qenë gjithmonë bardhekaltër. Duke u rritur nga viti në vit, ai ka kaluar nga debutimi i tij me të rinjtë në thirrjen e tij të parë në ekipin e parë, në vetëm tetë muaj.

Të fundit

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Lajme të tjera

Web TV