Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Stimuloni vaksinimin, pandemia është kërcënimi i parë i ekonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur kritika lidhur me borxhin dhe vaksinimin. Në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se procesi i vaksinimit duhet të stimulohet në të kundërt nuk ka për të pasur sukses. Ai tha se nuk duhet ti rikthehemi kufizime pasi do të goditet ekonomia dhe prandaj theksi duhet të vihet tek vaksinimi si i vetmi shpëtim nga COVID-19.

“Kërcënimi i parë që i kanoset ekonomisë është pandemia, dhe Shqipëria nuk është mirë me pandeminë dhe rikthimi me kufizime do të godasin shumë rëndë ekonominë dhe theksi vihet tek vaksinimi që të kapërcejmë shifrat që ne kemi. Rritja e çmimeve konsiderohet e përkohshme, kërcënimi serioz vjen nga pandemia dhe mungesa vaksinimit. Duhet të ndryshojmë qasje dhe të stimulojmë vaksinimin. Kemi kufizime për të vaksinuarit, ndërkohë që duhet të kishim kufizime për të pavaksionuarit. Të gjithë rreth e qark nesh merren pikërisht me këtë aspekt i kanë dhënë liri të vaksinuarve, dhe për punë, për argëtim për politikë ndërsa ne i kufizojmë. Nuk do kemi sukses me vaksinimin nëse ne nuk stimulojmë vaksinimin”, tha Braçe.

Braçe tha se lufta duhet të fokusohet edhe në sipërmarrjet e mëdha që paguajnë pak në krahasim me atë që marrin. Vendi duhet të kthehet te konsolidimi fiskal.

“Duhet të rrisim bazën e tatimpaguesve të luftojmë evazionin fiskal, të luftojmë sipërmarrjet e mëdha që paguajnë pak ose fare pak në krahasim me ato që marrim. Duhet të rrisim kapacitetin tonë me të ardhurat publike. Duhet të kthehemi tek konsolidimi fiskal. Duhet të rikthehemi tek rregulli fiskal vitin që vjen dhe të menaxhojmë borxhin më mirë. Kërkohet deficit në terma pozitiv dhe deficiti të mos kalojë vlerën e investimeve. Në raportin e BB dhe të FMN vihet theksi tek jeta e njerëzve tek mbështetja e njerëzve në vështirësi dhe tek barazia. Duhet të kthehemi tek rregullat fiskal, konsolidimi fiskal është interes publik”, tha Braçe.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV