PD “rigjen” institucionet, nga Parlamenti në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Partia Demokratike pas zgjedhjeve të Përgjithshmë të 25 prillit iu kthye institucioneve, pas një bojkoti më shumë se dy vjeçar. Edhe pse në deklarata Basha nuk njohur rezultatin, në praktikë ndoqi rrugën institucionale duke u future në Parlament dhe më pas për ta shfrytëzuar “kohën e humbur” nga vendimi personal. Tre komisione hetimore ka kërkuar, por deri tani vetëm një i është “dhënë” nga PS dhe për dy të tjerat opozita pritet ta ankimoje në Gjykatën Kushtetuese. Tjetër hap që bëri opozita parlamentare edhe pse gjatë gjithë kohës e ka akuzuar SPAK si të lidhur me qeverinë dhe Ramën, Basha ka dërguar për hetim shumë çështje të cilat ende skanë marrë një vendim. Por Partia Demokratike SPAK-ut i është drejtuar edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit me kallzime për disa çështje, kryesisht në tendera në infrastrukturë dhe në shëndetësi. Edhe pse është treguar mosbesuese për efikasitetin e SPAK, sërish PD po përdor çdo mundësi për të bërë protagonizmin politik, për të kërkuar njëkohësisht edhe “përkedheljen” e ndërkombëtarëve që lëshojnë lajka për rifutjen në system të opozitës.

Komisionet Hetimore

Parlamenti pothuajse nuk ka çuar deri në fund asnjë komision hetimor parlamentar. Në gjithë historikun e saj, i vetmi që do të mbahet mend është ai i ngritur nga Partia Socialiste në fund të legjislaturës për të shkarkuar Kreun e Shtetit Ilir Meta, për shkak të përdorimit të fjalorit të dhunshëm që përdori para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse kemi një eksperiencë të tillë nga përfundimi i komisioneve, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e tre komisioneve, ku nga Partia Socialiste u pranuan vetëm një, ai i zgjedhjeve. Ndërsa dosja për Beçheti-n dhe incenemratorët nuk u pranua nga mazhoranca për tu hetuar. Edhe pse komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u ngrit, deputetët e majtë dhe të djathtë nuk merren me thelbin, por ende nuk bien dakord për orën e datës së mbledhjes, duke detyruar njëri tjetrin të bojktojnë sallën e komisionit. Opozita edhe pse mosbesuese, sytë i mban nga drejtësia. Ajo pritet që çështjen Beçheti dhe inceneratorët, që nuk u pranua nga mazhoranca për tu hetuar në Parlament, do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Një prej amendamenteve të kërkuara nga Partia Demokratike për ndryshimet kushtetuese është edhe vetingu i politikanëve. Kjo është dërguar në formë drafti dhe ende nuk kanë filluar diskutimet për të gjetur gjuhën e konsensusit apo jo. Megjithatë me këtë lëvizje, Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha po “i beson” SPAK-ut, si institucion që sipas opozitës ka një lloj integriteti dhe kapacitete për të kryer edhe një veting në politikë, e ngjashme me atë që po aplikohet për gjyqtarët dhe prokurorët.

Të fundit

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lajme të tjera

Web TV