Vrasja në sheshxhirim, zbardhet dëshmia e regjisorit që mbeti i plagosur: Baldwin po provonte qitjen kur qëlloi kinematografen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia “hollivudiane”, e cila kaploi Hollywood-in dhe një botë mbarë, ku e vdekur mbeti kinematografja Halyna Hutchins nga shkrepja aksidentale e armës prej aktorit të njohur, Alec Baldwin, vijon të nxjerrë detaje të reja.

Dëshmia e fundit është ajo e regjisorit të filmit “Rust”, Joel Souza, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga të shtënat, por arriti të shpëtojë.

Sipas regjisorit, Baldwin ishte duke ushtruar qëndrimin dhe shënjestrën, në përgatitje të filmit.

“Ai ishte në skenën e një pjese që do të xhirohej në një ambient kishtar. Po ushtronte përdorimin e armës, duke bërë kalimin nga një dorë në tjetrën. Më pas dëgjuam një të shtënë të fuqishme”.

Kujtimi i fundit që ai ka nga Hutchins ndërkohë, është tmerrues.

“Halyna, sapo u dëgjua e shtëna, filloi të ankohej për dhimbje në bark. Ajo kishte vendosur duart në pjesën e stomakut. Më pas e pamë se ishte qëlluar”.

Nga ana tjetër, të gjitha kamerat e xhirimeve janë sekuestruar nga Policia. Operatori Reid Russell ishte ai që po filmonte në çastin e ngjarjes. Dëshmia e tij ka qenë, po ashtu, me rëndësi për Policinë.

“Nuk i ndiej këmbët”. Kështu i pati thënë Halyna Russell-it pasi të shtënat u dëgjuan.

Ai gjithashtu i ravijëzoi pakënaqësitë e një pjese të ekipit të xhirimit. Madje, bëri me dije se kanë qenë disa pjesëtarë të stafit, të cilët janë larguar nga sheshi atë ditë, për shkak të pagesave të prapambetura.

Ndërkohë që arma, edhe sipas Souzas, duhet të kishte qenë e ftohtë. Pra, ajo s’duhet të kishte fishekë aktivë brenda.

Rezultantja e kësaj pakujdesie, ishte vdekja tragjike e 42-vjeçares ukrainase, e cila ishte një yll në rritje në industri.

Të fundit

Rivaliteti historik lihet anash/ Messi: Admiroj Ronaldon për karrierën që ka ndërtuar

Rivaliteti historik duket se është lënë anash, me Lionel Messin që si asnjëherë më parë, flet me respekt të...

Evropa duhet të qëndrojë pa SHBA, por lufta në Lindjen e Mesme tregon se s’ka asnjë ide

Nathalie Tocci* Përçarja në marrëdhëniet transatlantike i ka lënë udhëheqësit evropianë në mëdyshje – jo vetëm për të vepruar me autonomi, por edhe për të...

Dosja e spiunazhit që e çoi Izraelin në luftë

Kur Izraeli nisi luftën kundër Iranit më 13 qershor, e bëri këtë në bazë të informacioneve të inteligjencës që pretendonte se Irani kishte arritur në një...

Pse duhet ta paguajmë rinumërimin nga buxheti i shtetit?

Nga Mero Baze Rezultatet e deritanishme të rinumërimit në Tiranë provojnë se nga gabimet njerëzore, Partia Demokratike ka marrë më shumë vota “gabim” për numrin...

Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin...

Lajme të tjera

Web TV