Akademiku Anastas Angjeli, nderohet me titullin e lartë Dr. “Honoris Causa”, në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku i njohur Anastas Angjeli, është vlerësuar me titullin Dr. “Honoris Causa” në një prej Universiteteve më të vjetër shteterorë në Kiev të Ukrainës.

Një çmim i merituar ky që duke marrë parasysh veprimtarinë akademike-shkencore të Angjelit ndër vite.

Themeluesi dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik. Prof  Anastas Angjeli, e zhvilloi vizitën në Kiev, me ftesë të një prej Universiteteve me të mëdhenj shtetëror të Ukrainës, NAU, ku gjithashtu u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së  titullit Dr. “Honoris Causa”. Jo vetëm kaq, pasi Prof. Dr Angjeli zhvilloi edhe disa takime me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës, Serhiy Shkarlet, si dhe me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, Anatoly G. Zagorodny.

Gjatë kësaj ceremonie autoritetet drejtuese të Universitetit bënë një  vlerësim të veprimtarisë akademike-shkencore ndër vite të Akademikut, Prof. Dr Anastas Angjelit. Me këtë rast ai mbajti një fjalë për Këshillin Shkencor të NAU, të pranishmit dhe përfaqësues të mediave, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të  gjitha fushat e veçanërisht në rritjen e rolit bashkëpunues të universiteteve si “ambasadorët’ më  të mirë në këto marrëdhënie.

Në fund të fjalës së tij ai falenderoi Këshillin Shkencor të NAU për dhënien e titullit Dr. “Honoris Causa”, dhe në veçanti Rektorin e NAU Prof. Maksym Lutsky dhe Dekanin e Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të NAU Prof. Yuriy Voloshin. Gjatë kësaj vizite Prof. Angjeli  zhvilloi edhe disa takime  të nivelit të lartë.

Fillimisht, ai zhvilloi një takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës, Serhiy Shkarlet, të cilit i dorëzoi edhe letrën e Ministres së Arsimit  të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, në të cilën shprehen vlerësime për urat e bashkëpunimit të vendosura mes institucioneve publike e private të arsimit të lartë mes dy shteteve. Takimin e radhës, në cilësinë e anëtarit të Akademisë së Shkencave, Aakademik. Prof.Dr, Angjeli e zhvilloi me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, Anatoly G. Zagorodny. Pas shprehjes së vullnetit të përbashkët për të shtuar bashkëpunimin  sa i përket kërkimit shkencor mes dy vendeve, Prof. Angjeli dorëzoi edhe një letër falenderimi të nënshkruar nga Kreu i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Akademiku Skënder Gjinushi, ku nënvizohet dëshira për ta thelluar ketë bashkëpunim.

Lexo edhe :  MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV