Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi sot Sistemin e parë elektronik të ankesave në Shqipëri.
Përmes këtij sistemi nga dita e sotme të gjithë ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkuruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.
Në fjalën e tij kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri deklaroi se me digjitalizim të plotë të ofrimit të shërbimeve nga ana e KPP,
“Ky vizion nuk do të ishte mundur të vihej në jetë vetëm me krjimin e kuadrit të duhur ligjor, ligjin për Prokurimin Publik që nxit komunikimin në rrugë elektronike, pa mbështetjen e Qeverisë dhe të Kuvendit”, tha Myzyri.
Sipas tij, kjo reformë dhe kjo politikë kaq e rëndësishme publike me një impakt të drejtpërdrejtë social në të gjithë grupet e interest nuk do të ishte kurrësesi e mundur pa mbështetjen e Kryeministrit z. Edi Rama.
“Mbështetja e zotit Kryeministër dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj zërit dhe kërkesës së një institucioni të pavarur ka qenë esenciale në përfundimin në një kohë rekord, duke kthyer Shqipërinë ndër vendet e para dhe të pakta në rajon dhe në botë që ka përfshirë edhe procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave online në fushën e prokurimeve si edhe një nivel krejt të ri transparencës të organeve të shqyrtimit të ankesave”, tha Myzyri.
Më tej gjatë fjalës së tij, Myzyri tha se me sistemin e ri të gjithë operartorët ekonomikë vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të dorëzojnë elektronikisht ankesat dhe argumentet e tyre si dy shërbime të veçuara, duke zeruar çdo kosto ekstra dhe çdo kontakt të drejtëpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe Komisionin e Prokurimit Publik.
“Në më pak se një minutë, operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë me një klikim njëkohësisht pranë autoriteteve kontraktore dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Sistemi mundëson edhe nënshkrimin elektronik duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze dhe nënshkrimit të akteve me ndikim të drejtëpërdejtë në mbrotjen e mjedisit’, nënvizoi Myzyri.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, zv. Kryetraja e Kuvendit, Ermonela Felaj, zv. Kryeministri dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Maja, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona, Bilali, zv. Ambasadori i SHBA, Demian Smith, pëfaqësues të Open Contracting Partnership dhe SIGMA-OECD etj.
Fjala e plotë e Kryetarit të KPP-së, Jonaid Myzyri:
Nga viti 2010 e në vijim, operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj megjithëse marrin pjesë në procedura të prokurimit publik në rrugë elektronike detyroheshin të udhëtonin nga çdo skaj i Shqipërisë në një maratonë kundër kohës për të kapur afatet e ankimit duke u përballur me rradhë të gjata në bankë, postë dhe deyer që ju mbylleshin duke rrezikuar kështu dorëzimin e ankesave.
Ndaj, pesëmbëdhjetë muaj më parë, kur Kuvendi i Shqipërisë më besoi detyrën e drejtimit të institucionit të Komisionit të Prokurimit Publik e kishim të qartë se transforimi rrënjësor duhet të niste pikërisht nga aty ku sot ne po finalizojmë. Digjitalizimin e plotë të gjitha shërbimeve, si gur themeli i një mardhënie të re biznes-autoritet kontraktor dhe Komisioni Prokurimi Publik.
Me digjitalizim të plotë të ofrimit të shërbimeve nga ana e KPP, ne synonim edhe dorëzimin dhe menaxhimin e ankesave në rrugë elektronike. Ky vizion nuk do të ishte mundur të vihej në jetë vetëm me krjimin e kuadrit të duhur ligjor, ligjin për Prokurimin Publik që nxit komunikimin në rrugë elektronike, pa mbështetjen e Qeverisë dhe të Kuvendit.
Reforma e inicuar, nisi në një periudhë tepër të vështirë për secilin prej nesh si në rrafshin personal ashtu edhe profesional. Në kohë pandemie reformat ngadalësohen, shpejtësia në vendimarrje gjithashtu, por kjo nuk na ndali për asnjë moment në punën dhe pasionin për finalizimin e sistemit elektronik të dorëzimit dhe menaxhimit të ankesave.
Kjo reformë dhe kjo politikë kaq e rëndësishme publike me një impakt të drejtpërdrejtë social në të gjithë grupet e interesit, nisur nga një institucion i vogël, por hallkë tepër e rëndësishme në zinxhirin e prokurimit, nuk do të ishte kurrësesi e mundur pa mbështetjen e Kryeministrit z. Edi Rama. Mbështetja e zotit Kryeministër dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj zërit dhe kërkesës së një institucioni të pavarur ka qenë esenciale në përfundimin në një kohë rekord, duke kthyer Shqipërinë ndër vendet e para dhe të pakta në rajon dhe në botë që ka përfshirë edhe procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave online në fushën e prokurimeve si edhe një nivel krejt të ri transparencës të organeve të shqyrtimit të ankesave.
Sot Komisioni i Prokurimit Publik jo vetëm që përmbyll të gjithë detyrat e lëna nga Komisioni Europian në Raportin e vitit 2021, duke themeluar regjistrin elektronik të ankesave në drejtim të përmirësismit të monitorimit dhe transparencës, por shkon edhe përtej kësaj.
Nga sot, të gjithë ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkuruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.
Të gjithë operartorët ekonomikë vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të dorëzojnë elektronikisht ankesat dhe argumentet e tyre si dy shërbime të veçuara, duke zeruar çdo kosto ekstra dhe çdo kontakt të drejtëpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Në më pak se një minutë, operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë me një klikim njëkohësisht pranë autoriteteve kontraktore dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Sistemi mundëson edhe nënshkrimin elektronik duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze dhe nënshkrimit të akteve me ndikim të drejtëpërdejtë në mbrotjen e mjedisit.
Sistemi ofron kontroll të integritetit dhe plotësisë së informacionit dhe siguri dhe garanci për ndërhyrjet e pa autorizuara. Gjej rastin të falenderoj Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe znj. Karçanaj për punën e bërë në drejtim të realizimit me ekspertët më të mirë të këtij projekti, që vetëm 7 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për Prokurimin Publik, ky sistem të jetë tërësisht elektronik.
Sistemi është dizenjuar në përputhje me ligjin 162/2020 “Për Prokurimin Publik” duke përkthyer në detyra digjitale çdo detyrë shkresore që parashikon ligji për autoritetet kontraktore dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Kështu autoritetet kontraktore do të kenë mundësi të kryejnë çdo komunikim në formë elektronike me operatorët ekonomikë në kuadër të shqyrtimit të aneksave. Gjithashtu, Komisioni i Prokurimit Publik do të shqyrtojë çdo ankesë të paraqitur në formë digjitale përmes platformës së menaxhimit të ankesave, përfshirë çdo hallkë dhe votimin elektronik si dhe do të njoftojë elektronikisht të gjithë palët në kohë reale me vendim me nënshkrim dhe vulë elektronike.
Informacioni në formë shkresore është i vështirë për t’u përpunuar dhe ka sjellë zgjatjen e afateve të shqyrtimit. Të gjithë veprimet proceduriale të parashikuara nga ligji janë tashmë përkthyer në algoritme elektronike dhe detyra konkrete që duhet të kryejë çdo zyrtar i çdo niveli që shqyrton aneksat, përfshirë KPP duke shmangur kështu çdo vonesë në procesin e shqyrtimit të aneksave dhe rritjen e kontrollit dhe monitorimit.
Sistemi nga sot është tërësisht funksional, por ashtu siç që në krye të herës jemi kujdesur që ky sistem të ndërtohet në konsultim të përbashkër me biznesin, ashtu edhe sot, jam i lumtur të informoj se për të mundësuar, njohur dhe krijuar akses të plotë të sistemit, duke nisur nga muaji nëntor do të jemi në çdo qark për të trajnuar falas çdo operator ekonomik dhe autoritet kontraktor. Në bashkëpunim me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë do të ndjekim çdo fazë dhe të kalojmë në detyrimin e paraqitjes së ankesave në rrugë elektronike vetëm kur të gjithë të jenë gati.
Sistemi shoqërohet me një faqe të re zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik, e cila mundëson aksesueshmëri të plotë të vendimarrjes në tre regjistra publikë, atë të ankesave, vendimeve dhe historikut të vendimeve. Çdo subjekt i interesuar jo vetëm që disponon informacion të plotë në lidhje me të gjithë veprimtarinë por ka mundësi përmes motorrëve të kërkimit të Smart Search të kërkojë pa humbur kohë informacionin e nevojshëm.
Që në krye të herës kur diskutuam mbi faqen WEB, vizioni ynë ishte i qartë. Faqja duhet të ofrojë informacion në kohë reale për të gjithë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuar në shikim: verbëri, verbëri ngjyrash, rezolucion i ulët në shikim. Një motor i posaçëm aksesimi është implementuar në faqen tonë zyrtare, shërbim i ofruar për herë të parë nga një institucion publik në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij sistemi, ne synojmë të rrisim transparencën në prokurim dhe ta afrojmë atë me palët e interesuara, të krijojmë qasje në informacion për personat me aftësitë e kufizuar dhe të kthejmë vëmendjen e shoqërisë në rritjen e ndërgjegjësimit për barazinë për personat me aftësi të kufizuara, në veçanti duke garantuar mjetet e mbështetjes dhe të ndihmës për mundësi dhe kushte të barabarta me të tjerët.
Ne, jo vetëm që kemi vendosur të jemi transparentë, por nivelin e transparencës ta përkthejmë në standardin më të mirë ndërkombëtar që është sot për sot në fushën e prokurimeve, atë të Open Contracting Partnership. Të vendosësh në standard të hapur të gjithë vendimarrjen e institucionit nuk është një vendimarrje e lehtë dhe jo të gjithë do të jenë të kënaqur, por ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo është e vetmja rrugë për institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik: Të jetë i hapur, transparent dhe të mundësojë akses të plotë të veprimtarisë së tij.
Të kalosh nga analog në digjital, nga dokumentacion shkresor në JSON (Xhejson) nuk është një rrugë e lehtë. Ndaj më lejoni që në këtë rrugëtim të falenderoj Open Contracting Partnership z. Gavin Hayman, Drejtorin Ekzekutiv dhe menaxherin për rajonin z. Karolis Granickas që kanë qëndruar krah nesh në çdo hap në drejtim të vendosjes së standardit të publikimit.
Sot, në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik mund të merret informacion i plotë dhe në kohë reale mbi veprimtarinë e tij, mbi ankesat dhe tipologjitë e tyre, vendimet dhe të dhëna mbi vendime, shpërndarjen e ankesave në rang vendi dhe për çdo qytet, efektet financiare të vepritmarisë së Komisionit etj.
Kjo gjithashtu do të ishte një gur themeli në vendosjen e një standardi të ri kombëtar dhe ndërkombëtar të publikimit të veprimtarisë së organeve shqyrtuese të ankesave, prej së cilave shumë kush mund të mësojë shumë.
Publikimi i veprimtarisë bazuar në standardet më të larta mundëson, që operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore, Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, të identifikojnë problemet me ligjin, aktet nënligjore, sistemin në tërësi dhe ti rregullojnë ato. Përmes publikimit të të dhënave të hapura dhe digjitalizimit të shërbimeve, synohet rritja e shpejtësisë së shqyrtimit të ankesave dhe këtu kemi një rast suksesi nga KPP-ja, referuar viteve të kaluara dhe vitit 2021.
Jemi të lumtur që sot të përmbyllim një kapitull të rëndësishëm të kësaj reforme, duke përmbushur plotësisht detyrat e lëna në kuadër të integrimit Europian të Shqipërisë.
Kjo është vetëm një ndër reformat e nisura nga Komisioni i Prokurimit Publik. Forcimi i kapaciteteve të zyrtarëve të prokurimit publik vjen si nevojë imeditate me ndikim të drejtëprdrejtë në luftën kundër korrupsionit.
Këtë vit, Komisioni i Prokurimit Publik falë mbështetjes së Kuvendit ka arritur të finalizojë dhe verë në jetë marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës për krijimin e një cikli të posaçëm trajnimi për zyrtarët e prokurimit, si një projekt pilot. I gjithë stafi i institucionit të Komisionit nivel anëtarë dhe inspektorë janë tashmë duke i‘u nënshtruar një plaftorme të posaçme unike të hartuar në bashkëpunim me personelin akademik më të kualifikuar të Universitetit të Tiranës, si të parën kurrikul bazë për zyrtarët e prokurimit. Ndaj gjej rastin të ritheksoj nevojën për më shumë mbështetje nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve për trajnime sipas planeve të aktivitetetit për vitin e ardhshëm.
Në dhjetëvjeçarin e fundit, vetë Komisioni i Prokurimit Publik ka kaluar edhe sfida të tij të brendshme, ndryshimet ligjore dhe transformimin në një organ Quasi Gjyqësor dhe të pavarur, e cila ka qenë një sfidë e rëndësishme për vetë ne. Pavarësia e dhënë nga ligji nuk është një privilegj, por një nga përgjegjësitë themelore të trupës vendimarrëse dhe të institucionit, që rrjedh nga të drejtat e njeriut për të pasur një arbitër të paanshëm në një konflikt, të garantuar nga Kushtetuta.
Faleminderit