Dallgë 6 metra, vërshime apokaliptike uji: Afrohet uragani “i tmerrshëm” mesdhetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane e quajnë “uragani mesdhetar”; cikloni i frikshëm sipas tyre po përplaset mbi Siçilinë, duke i detyruar zyrtarët lokalë të japin alarmin e kuq nga një përkeqësim shqetësues i motit.

Uragani i pagëzuar me emrin Apollo, është shoqëruar me thirrjet drejtuar banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi e të shmangin sa më shumë lëvizjen deri në kalimin e stuhisë.

Qytetarët e Katanias janë mbyllur brenda, thotë ‘Corriere della Sera’, dhe e gjithë kjo vjen pas dramës së përjetuar të martën në Sirakuzë ku u shënuan përmbytje të dhunshme dhe batica të mëdha.

Atje dhe në Katania janë mbyllur shkollat, zyrat publike dhe gjykatat. Tre vetë mësohet të kenë humbur jetën deri tani nga moti ekstrem në vendin fqinj.

Mbrojtja civile po e ndjek situatën nga afër dhe spostimin e ciklonit, por të dhënat e deritanishme flasin për një intensifikim të erës gjatë orëve në vijim, ndërsa ka dhe paralajmërime për dallgë 5 deri në 6 metra të larta. Në zonat bregdetare priten dhe rrebeshe shiu.

Nga sa shpjegoi për të përditëshmen e njohur Antonio Navarra, president i qendrës euro-mesdhetare për ndryshimet klimatike, Siçilia ka qenë këtë javë në epiqendër të ngjarjeve ekstreme klimatike, që përfshinin valë të nxehti e më pas ciklone.

Të fundit

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale. Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me...

Lajme të tjera

Web TV