Uria në Korenë e Veriut, Kim Jong Un gjen “zgjidhjen”: Ja çfarë urdhëron që të konsumojnë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë, u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.

Por megjithëse dikur shpendët ishin me të vërtetë të çmuar për vlerën zbukuruese, tashmë ato po kultivohen në rang industrial në fermën e Kwangpho, thonë mediat vendase. Për të inkurajuar urdhrin, partia e diktatorit në pushtet thoshte se mishi i zogut është shumë i shijshëm, madje lufton edhe kancerin.

Prej verës vendi raportohet se ka deklaruar emergjencën e ushqimit dhe udhëheqësi tiran ka nxitur punonjësit të gjejnë zgjidhje.

Një nga agjencitë shtetërore të lajmeve tha kësaj jave: “Mishi i mjellmës së zezë është shkëlqyeshëm dhe ka vlera medicinale”.

Ata shtonin se tashmë shpendi po prodhohet në masë industriale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.

Propaganda shtetërore shtonte se mishi ka proteina si dhe se përmban substanca të rralla shëndetësore si imunoglobulina, acisi linoleik dhe përbërës të tjerë me cilësi anti-kancer.

Zhvillimi vjen teksa Kim Jong Un pranoi publikisht kësaj vere se Korea e Veriut ka mangësi ushqimi, për të cilët ekspertët kishin paralajmëruar se ndodhte prej vitesh. Edhe e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun shkruante së fundmi se mishi i mjellmës së zezë ka “shije të mirë mishi dhe vlera medicinale”.

Miliona njerëz nuk po marrin furnizime të mjaftueshme ushqimore në shtetin komunist.

Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se në veri zyrtarët kanë urdhëruar mbledhjen e çdo kokrre grurë.

Ndihma humanitare duket se po arrijnë atje nga Kina, por përsëri Peniani është i goditur rëndë nga sanksionet amerikane për programin e tij raketor.

Të fundit

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyre. Ata kanë zgjedhur...

Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët. Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i quajtën demokratët llum dhe vrasës. Postimi...

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist. Ëonsan...

Lajme të tjera

Web TV