Historike/ G20 miraton taksën minimale për korporatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha të botës kanë miratuar një marrëveshje globale që do të të tatojë fitimet e bizneseve të mëdha me të paktën 15 për qind.

Kjo vjen pas shqetësimit se kompanitë shumëkombëshe po ridrejtojnë fitimet e tyre duke i deklaruar në vende me taksa më të ulëta.

Pakti mori dakordësin nga të gjithë liderët që merrnin pjesë në samitin e G20 në Romë.

Ndryshimet klimatike dhe Covid janë gjithashtu në axhendën e samitit, i cili po bashkon shumicën e liderëve ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë.

Grupi G20, i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Europian i mungon fizikisht presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin, që zgjodhën të shfaqen përmes lidhjes video.

Marrëveshja tatimore, e cila u propozua nga SHBA pritet të miratohet zyrtarisht të dielën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe do të fillojë të zbatohet brenda dy viteve.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se marrëveshja historike ishte një “moment kritik” për ekonominë globale dhe “do t’i japë fund garës së dëmshme mes shteteve për të favorizuar korporatat”.

Ajo shkroi në Twitter se bizneset dhe punëtorët amerikanë do të përfitonin nga marrëveshja, edhe pse shumë kompani me bazë në SHBA do të duhet të paguajnë më shumë taksa.

Samiti i G20 vjen përpara samitit të shumëpritur COP26 për ndryshimet klimatike në Glasgow, i cili fillon të hënën. Ajo që ndodh në G20 mund të vendosë tonin për COP26, me ndarje të mprehta që mbeten midis vendeve në angazhimet e tyre për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV