Jeta e parrëfyer e Monika Lubonjës: Preva kabllot e lagjes që mësuesja të mos…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private teksa ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lubonja ka treguar që nga marrëdhënia me prindërit, shkolla fillore, futja tek Instituti i Arteve, suksesi me filmat e deri lindja e vajzës, Teas.

“13 prill 1968 zoti më dërgoi dy engjëj të mrekullueshëm që ishin prindërit e mi. Tek babi gjej Monikën, kam marrë rebelizmin, drejtësinë dhe të bëj atë që do Monika. Mamaja ime është një tjetër heroinë. Në klasën e parë në vitin 1974 prindërit e mi u transferuan në Librazhd sepse babai rebelonte ndaj sistemit. Kam qenë natyrë rebele. Kam prerë kabllot e lagjes se mësueset merrnin mamin në telefon se kisha marrë 2 katra. Kisha ëndërr të bëhesha aktore edhe pse mami s’ma ka aprovuar. Filloi ëndrra ime, fitoj Institutin e Arteve, ku jeta ime pësoi një ndryshim të madh. Një ditë shoh nënën time që më del para më thotë që babanë e kanë arrestuar, mendova fundin tim. E pashë me duart e lidhura”, rrëfeu ajo.

Aktorja e njohur tregon se si nëna e saj ka “kthyer gjithë botën përmbys duke thënë që Monika nuk kishte faj”.

“Më pas ndodhi puthja, edhe pse nuk ishte në skenar, thyerje tabush. Filluan filmat. Nuk deshëm që Tea të ndahej me të atin. Jeta ime ka qenë rënie, maja. Nëse ndonjë ditë do t’i kërkoja falje Teas, është se ajo u bë nënë për mua. Vajti në Gjermani, ajo e përballoi, por unë ngela prapë vetëm. Më iku forca ime por nuk e di se sa e lumtur jam që Tea ka arritur maksimumin aty ku është”, tha Monika.

Të fundit

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Lajme të tjera

Web TV