Maradona, talenti i pakrahasueshëm i një futbollisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 30 tetor të vitit 1960, lind në Buenos Aires, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona. Maradona, vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të spikatur të futbollit të shek XX. Ai ishte një nga dy fituesit e përbashkët të çmimit FIFA Player of Century XX. Diego Armando Maradona, në sajë të aftësive të tij do ta nxirrte Argjentinë, kampione bote në vitin 1986, dhe do të mbahet mënd për disa nga driblimet dhe golat më të bukur të bërë ndonjëherë….

…Diego Armando Maradona lindi në Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinë. Ishte një futbollist i famshëm argjentinas. I njohur edhe si “El pibe de oro” (fëmija i artë), mendohet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore. Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 kampionë të Italise. Që nga viti 2005 punon si moderator televiziv. Aktualisht është kryetrainer i kombëtares argjentinase.

Fillimet

Në moshën tre vjeçare, Diego do të merrte dhuratën e tij të parë nga futbolli që i vinte nga xhaxhai. Ai i përsosi talentin e tij në rrugët me pluhur dhe tokën e shkretë të Fioritos. Në ditëlindjen e 10-të në tetorin e vitit 1970, aftësia e tij me top në këmbë ishte evidente. Fillimisht luante për Estrella Roja, një klub fqinj që udhëhiqej nga babai i tij.  Nga viti 1971 e tutje, ai hyri në divizionin e të rinjve të Argentinos. Diego inspiroi skuadrën e tij shumë shpejt dhe u bë legjendë duke fituar për të dhe  trajnerin e tij. Ai luajti 136 ndeshje në mes të viteve 1973-‘74 derisa fitoi Ligën Kombëtare të Novenas (nën 14 vjeç). Aftësitë e tij të jashtëzakonshme tërhoqën vëmendjen e shtypit argjentinas. Më 28 shtator 1971, 10 vjeçarit ju kushtua një shkrim në median Clarin pasi hyri në skuadrën e Argentinos.

Argjentinasi më i kërkuar

Nuk kaloi shumë gjatë dhe i riu “Caradona” fillon ta krijoi emrin e tij. Brenda pesë viteve të paraqitjes së tij me Argentinos dhe 10 ditë më pak se ditëlindja e tij e 16-të, Diego bëri debutimin e tij të parë nga banka në mposhtjen e skuadrës së tij 1-0 nga Talleres.  Më 1980 dhe në ditëlindjen e 20-të, Maradona ishte bërë i rregullt në formacionin e Argentinos, duke u paraqitur për 150 herë dhe shënuar 100 gola për skuadrën La Paternal dhe duke u bërë si njëri prej lojtarëve më të vlerësuar nga Argjentina. Ai kishte hyrë edhe në Kombëtaren e Argjentinës, edhe pse ishte vënë në pikëpyetje përvoja e tij me Albiceleste, një përvojë që në fillim ishte e hidhur. Dy vite më herët ai ishte përlotur shkaku i trajnerit Cesar Menotti për shkak të përjashtimit të tij në minutat e fundit nga Kombëtarja ne Botërorin që luhej në Argjentinë, por ai ishte kthyer përsëri më 1979 e kishte fituar Botërorin me grupmoshat U-20 në Japoni. Maradona përfundoi vitin 1980 si top golashënues në të dyja kampionatet, Metropolitano dhe Nazion, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbollit argjentinas që ta merr këtë kurorë në pesë gara të ndryshme. Në fund të atij viti, nuk u vu në diskutim largimi nga Argentinos por ku do të ishte e ardhmja e tij. Pas Botërorit 1978, Sheffield United ishte shumë afër për të bërë njërin prej transferëve më sensacionale në histori të futbollit, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i parave që kërkonte agjenti. Ai u kthye në Buenos Aires, derisa për shërbimet e tij filloi një betejë e ashpër në mes të dy skuadrave që përbëjnë superklasicon e Argjentinës, River Plate dhe Boca Juniors.

Lexo edhe :  Tirana gjen menjëherë zëvendësuesin e Maganin, rikthen në stol Bledi Shkëmbin

Mbreti i futbollit

Kur Maradona fryu qirinjtë në tortën e ditëlindjes së tij të 30 konsiderohej si një mbret në botën e futbollit. Ai kënaqej duke luajtur në Napoli, fitoi Skudetton më 1986-87 dhe 1989-90, ai udhëhoqi skuadrën nga Italia e Jugut për ta ndërtuar vetë historinë, edhe pse kishte mendime të ndara pas paraqitjes se tij në Botërorin e vitit 1990.nKëtu mund ta fusim edhe finalen në Meksikë më 1986, e cila përfshin golin “Dora e Zotit” dhe “Golin e shekullit” kundër Anglisë, si një seri e paraqitjeve virtuoze të tij për skuadrat Napoli e Argjentina, paraqitje që bën që e tërë bota e futbollit t’i duartrokas talentit të Mardonës: por në Itali ai kishte një personalitet tjetër: trimëria e tij dhe aftësia që të luajë qoftë edhe i lënduar.nNjë javë para se të fillonte Botërori 1990, Diego ishte goditur dy herë në stërvitje.nGoditja e parë ia hoqi tërë thoin e  gishtit të madh në këmbën e tij të majtë; goditja e dytë i shkaktoi dëmtim të madh të kyçit të këmbës së majtë e që ishin shkaktuar nga “Kasapi i Bilbaos”, Andoni Goikoetxea gjatë kohës së tij në Barcelonë, e që më vonë kishte bërë që nyja e këmbës së tij të fryhet sa një mollë. Në moshën 30 vjeçare, Maradona ishte dashur të jetë në kulmin e karrierës së tij, e ku pas një starti kuptueshëm të ngadaltë në sezonin 1990-91 te Serie A, pavarësisht lëndimeve që pati atë verë, ai prapë gjeti ritmin e tij. Më 28 tetor 1990 ai mori një dhuratë më herët për ditëlindjen e tij ku Napoli mundi Fiorentinan 1-0 në San Paolo, ku mbrojtësi i ri Ciro Ferrara shënoi golin e vetëm në ndeshje. Katër muaj më vonë do të ndodhte katastrofa. Diego u zgjodh që ta bënte testin e drogës pas ndeshjes ku ata fituan kundër Barit dhe nga testet ai doli pozitiv në përdorimin e kokainës. Ylli u detyrua që të kthehej në Buenos Aires, ku aty u arrestua me akuza për përdorim droge dhe gjykata urdhëroi rehabilitim, derisa federata italiane ia ndaloi paraqitjen për 15 muajt e ardhshëm. Pavarësisht këtij përfundimi skandaloz të karrierës së tij në Napoli, ai mbeti një legjendë e këtij qytetit.

Epilogu

Dështimi në testet e drogës në San Paolo shënoi fillimin e një periudhe marramendëse, hutuese në jetën e Maradonës në të cilën ylli i padisiplinuar dilte jashtë kontrollit. Pas rehabilitimit ai u rikthye përsëri në fushë duke luajtur për Sevilla dhe Newells Old Boys dhe u ftua nga Kombëtarja e Argjentinës pasi që shenjat e para thoshin se ai mund të ringjallte magjitë e tij por gjithçka u shkatërrua gjatë Botërorit 1994 kur u bënë testet e dyta të dopingut, e ku ai kishte përdorur një diuretik të ndaluar që bëri që ai të suspendohej edhe njëherë tjetër dhe kështu ta përfundoi karrierën e tij në një garë të nivelit të lartë.

Nga aty ai ju kthye karrierës së trajnerit për kohë të shkurt, ku menaxhoi skuadra kaotike në Argjentinë si Deportivo Mandiyu dhe Racing Club. I ndodhur përballë vdekjes, Maradona vazhdoi të vuaj me probleme shëndetësore, duke rënë në peshë dhe duke bërë një operacion baipasi gastrik në Kolumbi, e cila gjë e ndihmojë atë që të heq më shumë se 50 kilogram brenda pak muajve.

Por bota e sportit u shokuar më 25 nëndor 2020 nga lajmi për vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona. Sportdashësit reaguan në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, duke ndjer keqardhje për humbjen e ‘10-shit’ të famshëm të Argjentinës. Maradona në fund të jetës iu nënshtrua një operimi në tru dhe mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mirë. Por gjendja e tij u përkeqësua sot derisa ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij.

 

Të fundit

“Berisha i shqetësuar”, avok bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikojnë Meta

Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e...

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para të procesit të regjistrimit të...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se...

Lajme të tjera

Web TV