Mbi 200 mijë vaksina kundër gripit janë shpërndarë në disa qendra shëndetësore të vendit, ku po aplikohen fillimisht te grupet e rrezikuara. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot nga Belshi, aty ku vizitoi Qendrën e re Shëndetësore.
Ajo u ndal dhe te fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke u shprehur se vetëm gjatë Tetorit janë kryer mbi nëntë mijë mamografi.
“Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, nderkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon“, u shpreh Manastirliu.