Në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, kapet nga “Shqiponjat” 36-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar në kërkim, të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, të konsideruar person me rrezikshmëri shoqërore.Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit Mario (Arsen) Ndreu, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

36-vjeçari më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.
36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV