Qeni fut në sherr vëllezërit në Tiranë! Njëri qëllon me gurë tjetrin, ndërhyn gruaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezër në Tiranë nuk i kanë aspak marrëdhëniet të mira dhe shkaktar është qeni i njërit prej tyre. Por veç kësaj, më i vogli që dyshon se qeni është i rrezikshëm, është nxehur me më të madhin edhe për një arsye sepse ai në një nga rastet përmendi se do ta zgjidhte çështjen me polici. Por kur oficerët morën në pyetje të gjithë anëtarët e familjes në fjalë që insiston se nuk ka dijeni për arsyet e sherrit, u habitën disi që njëri nga anëtarët jo vetëm kishte bezdi qenin që lehte dhe ishte i rrezikshëm, por edhe policinë. Megjithatë policia i tha gazetës Si se vëllai kundërshtoi pretendimin se kishte qëlluar me gurë më të madhin, mbasi sipas tij në ato çaste ai nuk ndodhej në lagje, por në një kantier ndërtimi ku punon si punëtor krahu.

Por të dhënat e fqinjëve të administruara nga policia e Kamzës tregojnë se vëllai në një nga çastet e irritimit i kishte kërkuar llogari tjetrit thanë burime shumë të sigurta të gazetës Si duke e pyetur “përse e njoftove policinë në telefon”. Në fakt ajo që rezulton të ketë ndodhur nga burimet policore është mbajtja mëri midis dy vëllezërve, mbasi njëri prej tyre nuk e dëgjonte kur ai i kërkonte ta hiqte kafshën shtëpiake mbasi ishte i rrezikshëm. Dhe kur më i madhi ka paralajmëruar se do njoftonte policinë, kjo e ka mbushur kupën.

Procedimi i mbajtur shënim nga një oficer policie pranë komisariatit numër 5 i referohet denoncimit të shtetasit T.L. i moshës 54 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Edhe ai është me profesion punëtor dhe sulmi nga i vëllai i ndodhi teksa po udhëtonte së bashku me familjen për të shkuar një vizitë tek të afërmit.

Një burim i Gazetës Si pranë policisë tregoi se vëllai tjetër e thirri 57-vjeçarin dhe kur ju afrua e qëlloi së pari me grushte në kokë. Ai është hutuar dhe i paqartë se me çfarë ishte goditur, pa që ndërkohë i shpërtheu gjaku në fytyrë.

“Aty ishte bashkëshortja, vëllai qëlloi dhe iku me vrap për të hyrë në shtëpinë e tij. Më mori gruaja dhe përkrahu më futi në banesë dhe ndërkohë njoftoi policinë dhe ambulancën që më morën dhe më dërguan për ndihmë mjekësore”, shprehet sipas policisë i dëmtuari që me një qese ilaçesh në dorë është kthyer në shtëpi. Kur policia i mbërriti për ta marrë në pyetje ku dhe ka kërkuar të informohet se për çfarë shkaqesh përplaseshin dy vëllezërit, ai ka ngritur supet. “Nuk e di, nuk e di përse më qëlloi”, thekson i dëmtuari sipas burimeve të Gazetës Si.

Lexo edhe :  Pesë të plagosurit u qëlluan me kallashnikov, shoqërohen dy persona për ngjarjen në Laç

Gruaja e tij i rrëfen se kunati ia qëlloi burrin me gurë në kokë. “U futa për t’i ndarë, ndërkohë që ai denonconte dhe shante me fjalë të pista. Nuk kam asnjë dijeni dhe as arsye, nuk kemi pasur konflikte, kemi fërkime për qenin por nuk ka mundësi të ndodhë për një qen”, mbyll gruaja e denoncuesit.

Mbas marrjes së dy dëshmive, policia i tregon gazetës Si se ka shoqëruar vëllain sulmues, një 49-vjeçar nga Kukësi, banues në Tiranë edhe ai dhe njëkohësisht edhe fqinj i të vëllait. Por ai ka mohuar çdo gjë. Sipas tij nervozizmi I erdhi ngaqë tjetri njoftoi policinë dhe e kishte paralajmëruar se çdo gjë do ta zgjidhte përmes policëve.

“Nuk është e vërtetë që e kam goditur vëllain me gurë apo çdo gjë tjetër. Kam qenë në punë mbasi punoj në ndërtim”. Ai shpjegon rrethana të paqartë duke i drejtuar policët në një version tjetër, mbasi sipas më të voglit rrahja me gurë nuk është e vërtetë. Por qeni dhe policia janë dy arsye se përse ai është mërzitur me vëllain e madh.

“Qeni i vëllait sulmoi dhe kafshoi një fëmijë, dhe kam frikë se një ditë do copëtojë edhe fëmijët e mi. Për këtë jemi grindur dhe i kam kërkuar ta heqë, më ka thënë se këtë gjë do ta zgjidhim me polici. Kur ishte dëmtuar menjëherë i hipa makinës dhe shkova në spital dhe aty mora dijeni se çfarë kishte ndodhur. Qeni është problem, policia nuk ka arsye pse të njoftohej. Më telefonoi i plotfuqishmi i zonës, kërkoi të paraqitesha në komisariat dhe jam i mërzitur se përse njoftoi policinë. Por qeni është problem i pazgjidhur mund të hajë edhe fëmijët e tjerë”. Policia shton për Gazetën Si se qëndrimi mohues i 49-vjeçarit që kundërshton ta ketë sulmuar me gurë apo sende të tjera familjarin e tij nuk është bindës. Për këtë sipas burimeve të Gazetës Si pranë komisariatit lokal numër 5, pavarësisht alibisë se ai ishte në punë atë ditë, është kërkuar edhe listë-prezenca pranë kompanisë së ndërtimit dhe derisa të kthehen përgjigjet, 49-vjeçari do të referohet për dhunë në familje./Si

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV