Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, votohet në 44 komuna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 44 komuna dhe qytetin e Shkupit. Votimi fillon në orën 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Në raundin e dytë do të votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues.

Këto janë zgjedhjet e shtatë lokale për kryetarë dhe këshilltarë që zgjidhen në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. Në rrethin e parë u zgjodhën 32 kryetarë komunash, si dhe anëtarë të këshillave të komunave dhe Bashkisë së Shkupit.

Në një vendvotim (0543) në Dibër të Madhe do të përsëritet votimi për kryetar dhe këshill, ndërsa për anëtarët e këshillit do të rivotohet në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë. Gjykata Administrative anuloi votimin në këto dy qendra votimi për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Nuk do të votohet për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendër Zhupë, sepse nuk është plotësuar pragu ligjor për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve për të marrë së paku një të tretën e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore.

 

 

KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë për këto dy komuna, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Anëtarët e këshillit janë zgjedhur sepse për ato nuk kërkohet cenus.

Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, do të vazhdohet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

Në orën 19:00 mbyllen qendrat e votimit. Votuesit që gjenden në qendrën e votimit lejohen të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në listë zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk fillon para orës 19:00.

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV