“Budallaqe, kokërrodhe…”/ Sheila rrëfen se kush e zhgënjeu nga vip-at dhe tregon se kush mund të fitojë Big Brother

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në “Shqipëria live” në Top-Channel, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u shpreh se nuk e priste që të dilte ajo në përballjen me Semin dhe Beniadën si dhe shtoi se priste që Graniti të dilte para saj.

Sheila: Prisja që të dilte Graniti para meje. Mes meje, Semit dhe Beniadës, prisja të dilte Semi. E mendova sepse e kam parë që në fillim se ka pasur prioritet se njihej me Donaldin. Semin e kam parë ndryshe vec dhe ndryshe me Donaldin. Dhe gjendjen shëndetësore e kam parë të ngarkuar dhe publiku do mendonte që të dalë që të kishte qetësi.

Ndërsa në këto ditë që ka parë komente të ndryshme, thotë se është zhgënjyer nga Monika, të cilën e ka vlerësuar ndërsa ajo e ka cilësuar si “budallaqe” apo “kokërrodhe”.

Sheila: Më zhgënjeu Monika kur më preku në mjekër dhe më thotë “me mua ke gabuar sepse kur bëmë një diskutim përpara, ta sqarova situatën e lojës dhe të kam folur hapur si të kisha vajzën time”. Aty u preka dhe reflektova. Kur doli nga dhoma e dënimit, ka kaluar 2 ditëshin më të keq. Kur të gjithë e kanë sulmuar, i kam qëndruar afër. Momenti kur dola jashtë, prap ia dhashë vlerësimin si konkurrente e fortë. Kur pashë çfarë ka thënë “budallaqja”, “kokërrodhja” apo komente të shëmtuara për mua, më kanë zhgënjyer.

Sa i përket fitores, Sheila thotë se Donaldi dhe Iliri po bëjnë lojë shumë të fortë. Edhe Arjolën me Kledin i shikon si potencialë për fitore.

“Për ta fituar, Donaldi. Nëse nuk shkojnë mirë këto muaj për të, ose Arjola, ose Kledi”, tha Sheila.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV