Nga Plator Nesturi
Kreu i PD-së, i është rikthyer institucioneve edhe pse ka lëshuar akuza për “kapje” nga ana e qeverisë. Basha kontestoi zgjedhjet e 25 prillit në Kolegjin Zgjedhor, dërgoi në SPAK disa dosje që lidhen me korrupsionin, iu drejtua gjithashtu Gjykatës Kushtetuese, por në fund u rikthye në Parlament, pas tri viteve bojkot. A lidhet ky veprim me atë që Basha tha në Kuvend, se nuk do të përsëriste më gabimet…
Çdo pësim natyrshëm që shndërrohet në leksion për të mos gabuar sërish, por kjo nuk duket e vlefshme si aksiomë ne rastin e veprimtarisë së tanishme të opozitës. Iniciativat e reja të Bashës, për kë do është bërë e qartë se janë në funksion të trysnisë që vjen nga poshtë. Dhe kjo duket qartë së pari tek indiferenca dhe qëndrimi në pritje se çdo të ndodhë të aleatëve të opozitës. Askush prej tyre nuk duket se ka një angazhim të dukshëm në këtë çështje që duket si sherr i brendshëm familjar në PD. Askush nga aleatët nuk duket se i është atashuar aktivisht projektit të amendamenteve të propozuara nga Basha, përderisa nuk duhet se cili do të jetë fati jo vetëm i amendameneteve të propozuara, por dhe vetë fati i kreut të PD. Dhe është e natyrshme, që nëse lëvizja e Foltores do të arrijë të thyejë fronin e Bashës, inisiativat e tanishme kanë fare pak vlerë. Neë vetvete kemi të bëjmë me një betejë në dy fronte, ku në një anë ndodhet Berisha me falangat e militantëve që e mbeshtesin, dhe nga ana tjetër maxhoranca me të cilën ka betejën natyrale. Në të dyja këto beteja Basha nuk duket se shkëlqen. Përkundrazi. Humbjet rradhazi në betejat zgjedhore kanë qenë një cikël i pandërprerë dhe kanë çuar në rënien e reputacionit dhe besimit tek demokratët. Janë pikërisht këto humbje që janë dhe armiku kryesor i tij dhe jo Berisha. Në kushte normale ish lideri i PD do e kish shumë më të vështirë të thyejë dominance dhe pushtetin që të jep pozicioni i kreut të partisë. Pra janë një sere rrethanash që e bëjnë situatën të paprecedentë dhe shumë të rrëshkitshme për fatin e gjithkujt.
Basha ka fuqizuar pozitat e kryetarit të partisë, duke dalë nga “lëvozhga” ku e kishin mbështjellë dhe u ka “hapur luftë” Ramës, Berishës dhe Metës. Nga i buron atij gjithë kjo siguri, teksa pohon se do të jetë ai përballë Ramës, dhe jo Berisha?
Nuk besoj se deklaratat e fundit të Bashës janë shprehje e forcës së tij. Cilësimi se e keqja e këtij vendi vjen nga treshja Berisha, Rama dhe Meta dhe ku të tre këta personazhe barazohen me njëri tjetrin është më tepër tregues i gjendejes së rënduar në të cilën Basha ndodhet. Një politikan i sprovuar nuk do të bënte deklarata të tilla të pakujdësshme e ku i shpall luftë të gjitha palëve. Për më tepër që Basha është në pozicion mbrojtjeje dhe jo sulmi pasi dhe pozitat e tij janë shumë të lëkundura. Basha betejën kryesore të tij e ka në PD me ish liderin dhe mbështetësin e tij kryesor, dhe nuk e ka në rrafsh elektoral kombëtar ku i duhet të përballet me krerët e tjerë të politikës së vendit. Ndaj të sulmosh të gjithë me synimin se po sulmon dhe e dëmton Berishën, kjo është paksa naive. Mua më duket se sulmi ndaj të treve në rastin konkret nuk bëhet mbi principe parimesh, por për një fakt tjerër më mëkatar. Si shprehje e një llloj xhelozie se përse vetë Basha nuk ka aritur të jetë aq i fuqishëm dhe sundimplotë si këta personazhe, në partitë respektive që kanë drejtuar.
Nga ana tjetër kemi një Berishë që po garon për kreun e PD-së, dhe siguria iu rrit më shumë, kur ai deklaroi se është pranuar kërkesa për në gjykatën franceze për padinë ndaj Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken. Çfarë po ndodh? A është situatë e qartë, apo po luhen skenarë që nuk po kuptohen?
Vështirë ishte menduar se Berishës do ti shkonte në mendje të rikthehej neë krye të PD, ndërsa ka në kurriz damkën e “non grata” të Departamentit të Shtetit. Por llogaritë dolën gabim. Berisha ka luajtur gjithmonë për veten e tij. Dhe tashmë është po ai si dikur që shpall zgjedhjet dhe madje dhe garanton në vetën personale se zgjedhjet do të jenë të lira për kreun e PD, ku natyrisht ne garë do të spikasë vetë ai. Parë në këtë kuadër prognozat nuk janë fare të mira për fatin e mëtejshëm të PD. Pavarësisht se Bashës mund ti vihen një mijë gafa dhe të meta, kur kryekëshilltari dhe mbështetësi i tij kryesor ka qenë vetë Berisha, të cilin sot duan ta përshkruajnë si shpëtimtarin e vetëm të PD-së, kjo do të ishte katastrofë politike. PD duket se nuk arrin të prodhojë liderë dhe ide të reja, përveçse të riciklojë sërish Berishën, i cili do e fusë gjithë partinë në funksion të fatit të tij personal. Ndaj, për ti vënë një emër, PD nën një Berishë të ri nuk mund të jetë kurrë më një parti demokratike. Ndërkohë vetë PD duhet të arrijë të nxjerrë sa më parë se kush është më i rrezikshëm për të Berisha apo Basha. Ish lideri Berisha normalisht e ka mbyllur ciklin, sado që këtë betejë e ka për të kënaqur sedrën e vet dhe se fuqia që mund të tregojë me bazën e PD mund ti garantojë një marrëveshje lehtësuese. Ndërsa marrëveshja duket se nuk do të vijë kurrë neë kushte trysnie.
Në momentin kur Berisha u shpall “non grata”, shumë menduan se një listë tjetër e gjatë do dilte edhe për personazhe të tjerë politikë, majtas dhë djathtas, por kjo nuk po ndodh. Po ashtu dy sondazhe të fundit tregojnë se ka një mosbesim të shtuar ndaj reformës në drejtësi, si dhe skepticizëm ndaj “pro-amerikanizmit”, përse ndodh kjo?
Nuk besoj se lista e personave “non grata” është e mbyllur pas vendimit që u dha përBerishën. Normal që ka patur dhe ka pritshmëri që lista e emrave të rifreskohet me personazhe të tjerë. Kjo nga njëra anë dëshmon se opinion publik e ndjen jo thjesht se këtu është abuzuar shumë, por edhe se ka ende shumë për tëbërë. Nga ana tjetër duket dhe një padurim që ta shohim që procesi po ecën. Por jo gjithmonë ka një koordinim midis pritshmërisë dhe procesit. Vetëm për rastin e ish kryeprokurorit Llalla, procesi gjyqësor deri në vendimin ndaj tij zgjati me vite. Ndaj duhet dhe kohë e mjaftueshme për tëparë rezultate. Nga ana tjetër mendoj se Shqipërisë I bën më punë jo shpallja nga të huajt e personave politikë apo të bisnesit si non Grata, por dënimi I tyre nga institucionet e drejtësisë. Kjo do të bënte më efekt dhe do të rriste dhe besueshmërinë tek institucionet e reja.
©Copyright Fjala.al
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.