Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: BDI ka përcaktuar kursin euroatlantitk, qytetarët e konfirmuan si forcë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani foli në emisionin ‘RealStory’ në ‘Neës24’ për rezultatin e zgjedhjeve vendore, ndërsa komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqjen.

Gjatë intervistës, Osmani u shpreh se në këto zgjedhje vendore, BDI rikonfirmoi edhe njëherë se është partia më e rëndësishme dhe më e madhe.

I ndalur tek komenti i Zoran Zaev se në fushatë janë hedhur para të huaja, Osmani u shpreh se nuk mund të qartësojë se çfarë donte të tregonte Zaev, por shtoi se qytetarët konfirmuan BDI si forcë të madhe.

“Besoj që barometri për peshën matet në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë janë pazare ndërmjet partive. BDI rikonfirmoi pozitën e saj të parë.  Në Tetovë raundin e parë për këshillin komunal kemi fituar dhe aty kemi një mandat më tepër se sa kemi pasur, ndërsa në raundin e dytë bëhen koalicione, por sidoqoftë BDI ka dalë me 10 komuna të fituara presin edhe një komunë dhe besoj se do ta shkojmë me 11 të fituara. BDI u rikonfirmua edhe njëherë si partia më e rëndësishme dhe më  e madhe.

 

 

Nuk mund të spekuloj se ku e kishte qëllimin Zaev, unë flas për koalicione që janë bërë të paqëndrueshme. Pra janë koalicione të momentit të përkohshme, por pavarësisht kësaj qytetarët konfirmuan BDI si forcë të madhe.  Unë shpesh me bashkëfolësit e mi ën BE them që në momentin që BE nuk do të jetë biletë fituese për zgjedhjet rajoni do të ketë problem. Ideja e BE është forca kryesore shtytëse edhe për transformimin të rajonin. Ndikimet hibride të lindjes kanë qenë të vazhdueshme, i kemi parë gjatë referendumit për adoptimin e Marrëveshjes së Prespës.

Lexo edhe :  Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

Nuk mund të them se vetëm një faktor ka që kanë ndikuar. Humbja e kredibiliteti në BE, ndikimi i mjeteve financiare apo lajmeve të rreme, por edhe performanca e dobët për LSDMN, janë procese që kanë ndikim në procesin zgjedhor. Sot kemi pasur një takim të gjatë me Zaev për ti treguar atij se nuk janë këto momente për të bërë këtë akrobacione politike për shkak se ndodhemi në një udhëkryq të rëndësishëm politik”, deklaroi ai.

Më tej Osmani tha se nuk është moment i duhur që Zaev të japë dorëheqjen, pasi kjo do të shkaktonte krizë politike në vend.

“Konfirmuam se kjo qeveri duhet mbështetur dhe se shteti nuk ka nevojë për zgjedhjet të parakohshme dhe se do të fuste vendin për një krizë politike. Nuk mendoj se opozita është e përgatitur për të marrë pushtetin. Ne kemi vetëm një muaj për takimin me BE dhe mendoj që ende ka kohë për të reflektuar. Kjo nuk ka të bëjë me fatin politik të njërit prej nesh, por për të ardhmen e vendin. Te shqiptarët ka qenë BDI ajo që ka përcaktuar kursin euroatlantitk.  Deri tani kemi dëshmuar se dimë dhe mund ta ruajmë këtë kurs. Mbështetja që kemi marrë na shton më shumë këtë detyrim që të ruajmë këtë kurs. Si Ministri e Jashtme jemi përgjegjës për të tejkaluar dallimet me Bullgarinë, kemi marrë përsipër që të mos lejojmë devijimin e  këtij kursi”, tha më tej ai.

Të fundit

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pvarësisë/ Kremton pas fitores epike ndaj Ajetollahëve

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha...

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent...

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C. “Nesër...

Lajme të tjera

Web TV