Letra e Majlinda Kelmendit që duhet lexuar nga çdo vajzë dhe grua: Zhgënjime do të ketë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Kelmendi është një ndër vajzat të cilat na ka bërë përherë krenarë me arritjet e saj në të gjithë botën.

Së fundmi ajo ka shkruar një letër të hapur për “Jahjaga Foundation”, ku i drejtohet të gjitha vajzave dhe grave të cilat gjenden në vështirësi.

Përmes fjalëve të saj Majlinda ka dashur që ti japë motivim të gjitha atyre që mendojnë se nuk munden për t’ja dalë mbanë.

“Për çdo rrugë që e zgjidhni ta ndiqni në jetë, kam vetëm dy gjëra për t’ua thënë: punoni shumë dhe mos hiqni dorë edhe atëherë kur gjërat duken të pamundura.

Zhgënjime do të ketë. Edhe dyer të mbyllura dhe grupe njerëzish që do t’ua bëjnë rrugën vështirë të kalueshme. Mirëpo kjo është e bukura. Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës.

Mblidhni vështirësitë dhe shndërrojini në forcë. Guxoni të ëndërroni dhe vraponi fuqishëm pas ëndrrës tuaj.

Dikur shpresoja që të mos jem e vetmja medaliste e artë e Kosovës. Nga Tokio u kthyem edhe me dy medalje të arta. Tani Kosova i ka tri. Nuk mund të isha më e lumtur e më krenare se kaq, meqë Nora e Distria u bënë të arta nga olimpiada e fundit.

Besoj fuqishëm që unë kam qenë vetëm e para e shumë medaljeve të arta që do të vijnë për Kosovën.

E juaja, Majlinda Kelmendi”, shkruan ajo.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV