Tefta Tashko Koço, e mahnitshmja lirike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Tellall Trifoni bërtiste sa mundej nëpër kasabanë e Lushnjes, që askush të mos mbetej pa shkuar te rrepet e Çarshisë, ku dy hanemet e ardhura nga Tirana,-  njëra që do të këndonte e tjetra që do të lozte me hope aman-aman në një saze sa një hambar, – do të kënaqin miletin me këngët e tyre. “Veç atë këngën “Zare trëndafile ç’ma bëre me hile”, a më qafsh po nuk e kënduat”, ishte kërkesa e vetme e tellall Trifonit, drejtuar këngëtares me diplomë nga Franca dhe pianistes që kishte studjuar në Austri, të cilat kishin lënë rrugët e asfaltuara të Evropës për t’u zhytur në baltrat e kënetës ku mushkonjat anafele dhe ato të llojit koleks bënin kërdinë…

…Ajo që e ka gdhendur portretin e saj në mendjen e çdo shqiptari, duke i bashkangjitur dhe interpretimin e mahnitshëm të këngës qytetare, i atribuohet filmit “Koncert në Vitin 1936, të regjisorit Saimir Kumbaro e me skenar të Kiço Blushit, subjekti i marrë nga tregimi “Baltrave te Myzeqese” shkruar nga Dhimiter Shuteriqi. Në rolin e Donika Prokopit, që supozohet të jetë këngëtarja e famshme lirike Tefta Tashko, luan Manushaqe Qinami, ndërsa shoqëruesja e saj në piano Eleni Jankollari e luajtur nga Margarita Xhepa supozohet të jetë pianistja Lola Aleksi, që në atë kohë jepte mësim në Institutin “Nënë Mbretëreshë”. E ndërkohë ky ishte veç një film artistik me episode nga jeta e këngëtares së shquar lirike, ndërkohë që shtypi i viteve ’30 të shekullit të kaluar, kishte shkriuar se Tefta Tashko ishte talent i lindur, apo, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”.

Cilësitë

Tanimë ajo është kthyer në një legjendë. Cilësitë vokale të saj ishin të jashtëzakonshme. Zëri i saj ishte spektakolar e me një ngjyrë të çuditshme, nga specialistët është cilësuar herë “i çiltër dhe e ëmbël” dhe herë “timbrim i kulluar si uji që zbret nga mali”. Gjithçka përpunohej mes kordave të saj merrte një shtrirje diapazonale prej dy oktavash e gjysmë. Ndërsa ngjyresa dhe vibrimet, së bashku me nivelin profesional, i krijonin mundësi sopranos shqiptare të interpretonte pa vështirësi çdo lloj pjese, nga ato popullore të përpunuara e deri tek ariet më të vështira nga opera klasike.

Jetëshkrimi

Në jetëshkrimin e saj zyrtar thuhet se Tefta Tashko Koço u lind në Egjipt më 2 nëntor 1910. Ajo ishte dhe mbetet një këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare dhe Artiste e Popullit e Shqipërisë.

Tefta Tashko ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e babait më 1915, familja kthehet në Korçë në vitin 1921. Këtu janë aktivizimet e para të Teftës si këngëtare. Data 26 qershor 1926 njihet si dajla e saj e parë në publik me një koncert.

Në shtator të vitit 1927, Tefta Tashko me gjithë familjen vendosen në Monpelie, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit.

Në vitin 1930, bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon.

Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.

Janë 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, “Të dua, moj goc’ e vogël”, “Bilbil çapkëni”, “Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”, “As aman, moj lule” etj.

Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh drejtpërdrejt nga goja e muzikantëvë popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesmarrja e saj, së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të njohur popullorë të atyre viteve.

Në listën e gjatë të këngëve të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”.

Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Shtyp vendas e cilësoi si një këngëtare e rangut të lartë.

Në fund

Tefta Tashko u martua me Kristaq Koçon. Çifti pati një djalë; Eno Koçon, një dirigjenit i suksesshëm më pas. Me hapjen e shkollës së parë muzikore në Shqipëri në vitin 1946 Tefta Tashko nisi të japë nësime në degën e kantos. Por një sëmundje e rëndë i ndërpreu aktivitetin. Vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht nën ndikimin e kësaj sëmundje.

U nda nga jeta në Tiranë më 30 dhjetor 1947, në moshën 37-vjeçare.

Pianoja personale e Tefta Tashko tashmë është pjesë e Muzeut Historik Kombëtar, pasi ka qëndruar dhe është përdorur nga breza mësuesish dhe nxënësish të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Sot ajo mban titullin e lartë: “Nderi i Kombit”.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV