Braçe publikon dokumentet: Tani është koha për të dhënë llogari për mashtrimin dhe vjedhjet me Call Center

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , ish- zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për mashtrimet e bëra me anë të rrjetit Call Center, në Tiranë.

Ndërsa ka publikuar disa dokumente nëpërmjet të cilave ai evidenton mashtrimet që sipas tij janë bërë masive, thekson se ka ardhur koha për të dhënë llogari.

“AMF, SHISH, Policia, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjenci të cituara në këto dokumente duhet të thonë tani çfarë kanë bërë”, shkruan ai.

Statusi:

MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER,

E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!

TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

#Dokumentet ne foto jane te MAJ 2018;

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

  1. Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;
  2. Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;
  3. Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.

Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande.

TANI ESHTE KOHA ÇER TE DHENE LLOGARI;

AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA DHE TE TJERA AGJENSI TE CITUARA NE KETO DOKUMENTA DUHET TE THONE TANI CFARE KANE BERE, CFARE NUK KANE BERE, CFARE NUK KA FUNKSIONUAR DHE ARSYET PERSE!

Lexo edhe :  Dom Gjergj Meta: "Ta ruajmë tokën si sytë e ballit"

Të fundit

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Lajme të tjera

Web TV