Dokumenti që nxorri “zbuluar” Berishën/ Gjykata e Parisit nuk i ka pranuar padinë kundër sekretarit Amerikan të Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Parisit nuk ka pranuar padinë e Sali Berishës që akuzon për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli ‘Non Grata’, por thjesht e ka depozituar si çështje, që është vetëm një procedurë. Gazetari Albi Xhunga ka publikuar bisedën me Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit, i cili i ka konfirmuar se padia e Berishës, është protokolluar, por nuk kemi të bëjmë me një pranim, siç ai pretendon.

“Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore”, thuhet në dokument.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha gazetari Albi  Xhunga në ‘Zona Zero’.

Dokumenti që vërteton mashtrimin e Sali Berishës

Ky dokument vërteton mashtrimin e Sali Berishës, i cili në një nga takimet e tij në Lezhë, në kuadër të ‘Foltores’ tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij, madje miqtë i kishin thënë se Bliken nuk kishte paraqitur asnjë provë.

“Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”, ka thënë më herët Berisha.

Lexo edhe :  Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 mln lekë, përfundojnë në pranga dy persona

Më 20 maj, pas u shpall ‘Non Grata’, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV