“Gërdeci” për rigjykim/ Mediu: Nuk sjell asnjë dobi. S’kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij për çështjen e Gërdecit.

Mediu deklaroi se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi.

“Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje. Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se nuk është ai shkaktar i pasojave, duke u shprehur se nuk është e vërtetë se ka pasur një vendim për të.

 

“Unë kam kërkuar heqjen e mandatit. Prokuroria ka bërë një hetim për mua dhe familjen time si për asnjë politikan tjetër.  Nuk është e vërtetë që për mua nuk ka pasur vendim. Ajo që sot SPAK kërkon sot janë çështje të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës në 2014 dhe në 2018. Kush nuk do që ti shikojë këto fakte është abuzues e spekulant”, tha ndër të tjera Mediu.

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.

Të fundit

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Për momentin...

Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu…

Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë...

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të...

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Lajme të tjera

Web TV