“Të fortët që terrorizuan Shqipërinë”! Artan Hoxha: Gaxhai dhe Zani Caushi, gërmuan tunel pranë burgut për t’u arratisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Opinion” trajtoi temën “Të fortët që terrorizuan Shqipërinë” ku sjell në vëmendje personat të cilët janë të njohur në botën e krimit.

Në emision u diskutua në lidhje tentativën e arratisjes së Gazmend Braka ose i njohur si Gaxhai dhe Zani Caushi, të cilët gërmuan një tunel nga një dyqan lulesh deri në dhomën speciale të burgut në Tiranë.

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar mënyrën se si ata arritën të gërmonin një tunel pranë burgut dhe ku gabuan dy nga personat më të rëndësishëm të botës së krimit.

“Dhoma e takimeve speciale është një ambient ku të burgosurit kalojnë disa orë me bashkëshortet e tyre. Kur ata do të qëndronin katër orë apo tetë orë ishte kohë e mjaftueshme që të kalonin nëpërmjet tunelit të dilnin në fund të lokalit sepse ka qenë një hyrje tjetër e tunelit. Ndërkohë sapo fillonin punimet në tunel hapej muzika, përdorin ndriçues dhe një stetoskop nga ato që përdorin mjekët për të parë nëse kishin mjete sipër sepse kur lëviznin makinat dridhja shkonte deri tek tuneli.

Gabimi i tyre është se gjatë punës i doli një pusetë. Tek puseta duke i ardhur rrotull pusetës dhe deri aty kishin vendosur nivel për të majtur drejtimin dhe në momentin që kaluan pusetën ata humbën drejtimin duke gërmuar pak më lartë. Një mjet i blinduar i cili ka një tonazh të rëndë… Nga fundi i lokalit deri ku u ça tunel ishte 11 metër.

Interesante është që në një moment drejtori i burgut shkon të blej lule dhe ia shesin shumë shtrenjtë ia kanë shitur një lule 50 mijë lekë që të jepnin përshtypjen se ishin vërtet tregtar lulesh. Dheu që dilte nga tuneli largohej me lulet që dukej se vinin për lulet”, tha Hoxha.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV