Zgjedhjet e parakohshme? Gjykata Kushtetuese, tre mundësi për një vendim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuse në seancën e djeshme dëgjoi për herë të fundit palët e interesuara për padinë e bërë nga shoqata e bashkive me objekt pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Brenda këtij muaji ajo do të shprehet, ndërsa kreu i shtetit shpall me dekret datën e re të zgjedhjeve.

Brenda vitit 2021 do të kemi një datë për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen për kryetar bashkie. Gjykata kushtetuese ka afat 30 ditë nga dita e djeshme që të shprehet me vendim se çfarë do të ndodh me zgjdhjet vendore të 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjesë në garë për kryetar bashkie. Po çfarë vendimi pritet të marrë ajo. Tre janë mundësitë në situatën që ndodhemi. Kushtetuesja mund të shprehet për tu bërë zgjedhje të parakohshme në 61 bashki, nëse i quan jo legjitime zgjedhjet e 30 qershorit. E dyta mund të jetë në 30 bashkitë ku nuk kishte garë, pra Partia Socialiste garoi e vetme, ose mundësia e fundit, duke i qujatur legjitime, ajo do të japë vendimin për zgjedhje të parakohshme në ato bashki ku nuk ka kryetarin e zgjedhur, qoftë për dorëheqje, qoftë të shkarkuar nga ligji i dekriminalizimi.

Këto janë tre mundëstë që Gjykata do të shprehet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pasi Gjykata shprehet, i lind detyra Presidentit të dekretojë brenda 45 ditëve datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është hera e tretë që Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme. Dy më herët kanë qenë në vitin 1992 dhe në vitin 1997. Këto dy të fundit kanë qenë për zgjedhje të përgjithshme dhe që nuk kanë lidhje me situatën e zgjedhjeve të 2019. Gjykata mund të shprehet edhe brenda 10 ditëve për ti dhënë kohë Presidentit por edhe infrastrukturës. Me gjasa ka nga eksperienca që këto zgjedhje të bëhen me Kodin aktual Zgjedhor.

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u mblodh dje në një seancë për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë, ndërsa vendimi do të jepet pas disa ditësh nga Kushtetuesja. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha tha se Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. “Në këtë moment proceduarial të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit të Venecias. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias. Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin.

Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese?!”, th ajo. Nga ana tjetër Jordan Daci tha se “Bindja Demokratike hyri në zgjedhje fiktivisht. U regjistrua në KQZ pa u regjistruar në gjykatë si subjekt juridik. Ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetuese në tërësi. Opinioni ka pasur dhe kontradikta. Komisioni i Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykoj çështjen. “Kushtetuesja’ duhet ta injorojë këtë opinion të Komisionit të Venecias”. Ndërkohë, përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbi ka mbështetur opinionin e Komisionit të Venecias. Arbi kërkon rrëzimin e kërkesës.

Lexo edhe :  Sot, tetë vite nga ndarja nga jeta e Dritëro Agollit

Mbrojtja

Pak pas përfundimit të mbledhjes, avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur edhe më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre. Gjatë një prononcim për mediat, ai tha se të gjitha palët nuk do të dalin të humbura dhe se do të fitonte demokracia. “Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon.

Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është Gjykata Kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë. Në Republikën e Shqipërisë opinioni i referohet tre pyetjeve ndërsa komisioni ka 30 pyetje të tjera. Komisioni thotë që Gjykata ka vendime kushtetuese, mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese do e gjykojë.”, tha Daci në një prononcim per mediat. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi gjykatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në përcaktimin e seancës që rikthen çështjen për shqyrtim, Kushtetuesja argumenton se është konstatuar se ka rënë shkaku i pezulit të procesit, kjo për faktin se Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të gjykatës.

Padia

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë iu drejtua me një padi Gjykatës Kushtetuese ata konstatuan si antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Ndërsa kërkuan verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Volatana Ademi nuk shprehet për rikandidim

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. E pyetur nëse do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare Bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve, Ademi u përgjigj: “Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV