Kushi thirrje të prerë drejtuesve të strukturave arsimore: Identifikoni çdo rast dhune tek të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi iu ka dhënë një urdhër të prerë drejtuesve të strukturave arsimor në të gjithë vendin për të evidentuar rastet e dhunës te të miturit. Në një mbledhje, Kushi përqendroi theksin tek nevoja urgjente për të shtuar vëmendjen dhe përgjegjshmërinë e çdo punonjësi të fushës së arsimit ndaj rasteve të mundshme të dhunës ndaj të miturve.

Në një status në Facebook ministrja është shprehur se:

“Nisur nga rastet e fundit të dhunës së ushtruar ndaj të miturve, fokusi i mbledhjes së përjavshme me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Vendore, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ishte pikërisht trajtimi i këtyre rasteve.
Theksuam nevojën e përhershme për vëmendje të shtuar ndaj përgjegjësisë që ka çdo mësues, drejtues shkolle, psikolog apo punonjës social, për komunikim të ngushtë me nxënësit, prindërit, familjen dhe gjithë komunitetin për të identifikuar në kohë çdo rrezik dhe për të parandaluar çdo rast të mundshëm të dhunës së të miturve, jo vetëm në shkollë, por edhe në familje e kudo tjetër.

Dhuna ndaj të miturve është një fenomen i dhimbshëm global i cili rëndon jo vetëm mbi viktimat dhe familjet e tyre, por në mbarë shoqërinë. Prandaj edhe fokusi ynë në çdo kohë është trajnimi i të gjitha stafeve tona shkollore për identifikimin e hershëm të rasteve, trajtimin me përgjegjshmëri të tyre, e sidomos parandalimin në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse”.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV