Basha paralajmëron nismën e re ligjore dhe përgënjeshtron Këlliçin: Gënjen për interesa personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha ka përgënjeshtuar deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të kësaj force politike, ku tha se mandati i tij ka mbaruar prej dy vitesh dhe zgjedhjet e reja janë njoftuar dje nga PD zyrtarisht.

Këlliçi njoftoi se zgjedhjet e reja do të bëheshin sepse ai i kishte informuar Lulzim Bashës se do t’i bashkohej “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë kreu i PD mëngjesin e kësaj të shtune e quajti të pavërtetë deklaratën e Këlliçit, duke thënë se ai ka “interesa personale”.

“Jo nuk është aspak e vërtetë. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim Forumi Rinor ka zhvilluar zgjedhje për 1 anëtar 1 votë. Prej 2 vitesh kryetarit i ka përfunduar afati dhe sërish do të zgjidhet 1 anëtar 1 votë. Interesat personale nuk pengojnë dot zgjedhjet 1 anëtar 1 votë. Është i njëti proces që është ndjekur në vitin 2014”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

Ai paralajmëroi edhe nismën e re ligjore të Partisë Demokratike

Kryedemokrati tha sot javën e ardhshme do përparohet me draftin për të përfshirë në ligjin antimafia nene kundër oligarkisë duke e lidhur me nismën tjetër të PD, atë të vettingut të politikanëve.

“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë”, përfundoi Basha.

 

 

 

Të fundit

Euro prek “fundin”, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun, pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas...

Paga mesatare bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj

Pagat në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, me mesataren kombëtare që ka zbritur në 822...

Izrael-Iran/ Probleme për lojtarin e Interit, bllokohet në Teheran

Lufta Izrael-Iran ndikon edhe në futboll. Futbollisti i Interit, Mehdi Taremi, aktualisht është i bllokuar në Teheran, ndërsa shokët e tij të ekipit përgatiten...

Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

Nga Leonard Veizi  “Dhe befas vjen mbrëmja...” Kështu fillon vargu që mbetet si një thirrje e heshtur në kujtesën e çdo lexuesi që ka prekur poezinë...

‘Çdo 10-15 minuta raketa mbi kokë’/ Dëshmia tronditëse e shqiptares në Izrael

Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani,...

Lajme të tjera

Web TV