Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbremjen e sotme në kryeqytet pranë zonës së ish-Bllokut.
Sipas BW, ngjarja ka ndodhur në një lokal të quajtur “Bar Roma” ku ka mbetur i plagosur në këmbë një person i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.